Vizitë historike: Për herë të parë në 37 vjet një kryeministër shqiptar, vizitoi Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Teksas

Amerika

Vizitë historike: Për herë të parë në 37 vjet një kryeministër shqiptar, vizitoi Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Teksas

Nga: Beqir Sina Më: 14 maj 2022 Në ora: 19:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thanë drejtuesit në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Teksas, është i pari kryeminsitër Shqiptar, që në tridhjeteshatë vjet prej se është krijuar kjo qender e madhe kulturore shqiptare, viziton dhe bënë një takim me komunitetin shqiptar të Teksasit në Dallas.

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe anëtar të kabinetit të tij, vizitën e tyre në Dallas , e nisën me një takim me komunitetin shqiptaro-amerikan në Qendrën Kulturore Shqiptaro Amerikane, në Dallas, të shtetit të Texasit.

Qendra Kulturore Shqiptaro Amerikane e Texasit, në bashkëpunim me Rrjetin Botrorë të Bizneseve të Diasporës, ishin ata që i rezervuan kryeministrit të Kosovës, një pritje jashtëzakonisht të madhe.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Më shumë se 300 shqiptarë nga ky komunitet i vogël shqiptarësh në Dallas, e zona për rreth, u mblodhën në këtë tubim që ishte një bashkebisedim me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Zoti Kurti në këtë vizitë shoqërohej nga Liza Gashi, zv/ministre e Jashtme dhe Diasporës, Luan Dalipi Shefi i Start, Tienmu Ma, dhe Arun Chaudhary këshilltar, zv/Ambasador Bujar Maxhuni, Lulëlzim Jagaxhiu këshilltar për TI-n e kryeministrisë, dhe fotografi i Kryeministrisë - Patrick Domi.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Ndryshe, në takimin e tij në Qendrën Kulturore Shqiptaro Amerikane të Texasit, ai eshtë pritur ngrohtësisht nga bordi drejtues i kësaj qendre që i urojë në hyrje mirëseardharjen, duke e vlerësuar këtë vizitë, si shumeë inkurajuese për këteë komunitet që është në rritje.

Në këtë bashkëbisedim të gjatë morën pjesë disa aktivist të dalluar të këtij komuniteti, biznesmenë të suksesshëm të mërgatës shqiptare, me një kontribut të madh për kauzën tonë kombëtare, sidomos disa nga ata që në kohën e luftës për çlirimin dhe pavarsinë e Kosovës, dhe Fondacionin “Vendlindja Thërret” dhanë një kontribut të madh.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Një nga përfaqësuesit e Komunitetit shqiptar në Dallas, Hysen Zeqaj, në pyetjet e tij i tha kryeministrit Kurti se cilat ishin kërkesat e këtij komuniteti për qeverinë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Më pas ai tha se këto çka po themi ne si komunitet, besojm dhe mund të jenë edhe brengat që i kanë shqiptarët gjithandej në diasporë, veçanërisht shqiptarët.

“Kërkesat tona iu drejtua ai Kryeministrit Kurti, janë në kuadër të këtij komuniteti që të tregojmë se ne kemi shkollën me mësim plotësues për fëmijët për çdo të diele, ku kemi mbi 80 nxënës, por që kemi siguruar në mënyrë vetanake disa abetare e fletore pune, disa na i kanë sjellë edhe ministria e diasporës para katër vjetësh. Kërkesat tona shtoi ai, janë më të mëdha, kemi nevojë për mjete të tjera pune, të unifikohet sistemi i mësimit të gjuhës, kulturës trashëgimisë kulturore, të ketë njëfarë unifikimi apo planprogrami të përbashkët që fëmijët të dinë çka po mësojnë për gjuhën, letërsinë e identitetin shqiptar në përgjithësi”.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri Kurti, në përgjigjen e tij tha se “Mundësitë janë të mëdha, që të vini në Kosovë e të investoni, pasiqë, janë krijuar edhe kushtet e mira dhe të favorfshme për investime nga mërgata shqiptare në Kosovë, ato, janë kushte mjaft të mira ndërsa, do të jenë edhe investime me taksat më të ulëta për shqiptarët nga diaspora”.

Jimmy (Gëzim) Pollozhani, Presidenti i sapo zgjedhur i kësaj qendre që mbledh rreth vetes qindra shqiptar nga Dallasi, na tha se ky takim me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, dhe delegacionin që e shoqëron atë ishte i mrekullueshem.

“Në Qendrën tonë të Kulturës Shqiptaro Amerikane, ku komuniteti organizoi një aktivitet të till për mirëseardhjen e kryeministrit të Kosovës, natyrshit që është më se i veçantë dhe e shumëpritur. Kishim kohë që e prisnim një vizitë të tillë, e cila ishte nderi dhe privilegji ynë i veçantë që ta kishim Kryeministrin e Kosovës zotin Albin Kurti,” tha Pollozhani.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Ai vazhdoi : “Në këtë takim- bashkëbisedim i këtij komuniteti me kontribute të mëdha për çështjen tonë kombëtare, ne, na u dha mundësia të kishim një dialog të madh me përmbajtje, ndërsa Kryeministri i Kosovës na foli se çfarë dhet të bëjë mërgata shqiptare në Amerikë për të ardhmen e Kosovës dhe stabilitetin e Kosovës , dhe të jepte me këtë rast edhe një pasqyrë të asaj që po ndodh brenda Kosovës sot.”

Ky lloj komunikimi i këtij komuniteti i pari që patëm me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, ishte edhe si një dialog që ai është duke e zgjeruar me të gjitha komunitetet shqiptare në SHBA.

“Kështu që takimi i sotme në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Dallas,, ishte një takim i jashtëzakonshëm për ne dhe që nga qendra jonë ai të na bëjë thirrje të gjithë Shqiptarve kudo janë të qëndrojnë së bashku të bashkuar si shqiptarë. Sepse, sa më të bashkuar të jenë shqiptarët, aq më të fortë do të jemi.” tha Jimmy (Gëzim) Pollozhani, Presidenti i Qendrëns Kulturore Shqiptaro-Amerikane, në Teksas.

Presidenti i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, z.Nazar Mehmeti i cili duhet cekur se së bashku me Gino Mulliqin dhe disa shokeët e tyre, anëtar të njohur të këtij komuniteti, dhanë një mbështetje dhe gatishmërinë të plotë në vizitën e kryeministrit Kurti, sidomos, në takimet e Kurtit me bizneset shqiptare dhe ato amerikane nëTeksas, të përfshira në axhendën e vizitës së Kryeministrit Kurti, vizitën me moton : “Pse të investohet në Kosovë?”.

Ndërkohë, në mbrëmje mbas takimit me komunitetin shqiptar të Dallasit, u organizua një pritje në një nga lokalet në qendër të Dallasit, me kryeministrin Kurti dhe delegacionin që e shoqëronte atë, pritje kjo ku morën edhe e përshëndetën disa zyrtar të lart të qytetit të Dallasit.

Pritja e ngrohtë dhe mjaft miqësore, u përgatit nga Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Dallas : Presidenti i QKSHA, Jimmy Pollozhani, aktivistët palodhur Gino Mullqi, Shqiprim (Dock) Vraniqi, Gëzim Rushiti, dhe Rrjetin Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare-me Presidentin Nazar Mehmeti, sekretarin Përgjithshëm Ismet Smajli, dhe anëtarët e tjer të këtij rrjeti Ylber Korça, Zek Nokshiqi, Shaban Krasniqi , Dino Hila, Ismajl Krasniqi, Adem Rugova, Agim Halili dhe Gani Fejza.

Rreth Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Dallas - Texas

Mendohet se jetojnë rreth 9,000 deri në 10.000 shqiptaro-amerikanë në Dallas, ose si thirret ndryshe “Teksasin e Veriut”. Ky komunitetet relativisht i vogël po ta krahasojmë me zonën e “Tri-Shtetshit” New York, New Jersey dhe Connecticut , apo Chicago-n e Detroitin, dallohet me përfaqësim më të larmishëm nga shqiptar të ardhur në periudha të ndryshme, nga Shqipëria, Kosova, shqiptarët e Malit të zi, Maqedonisë, Luginës së Preshevës dhe Çamërisë, duke përfshirë dhe shumë të rinjtë që ndjekin shkollat më të larta dhe bëjnë punë profesionale në axhenesit dhe administratën shterore. Ky komunitet është i lumtur të bashkëpunojë me komunitetet e tjera shqiptare në Shtetet e Bashkuara, dhe shquhet për mirëpritjen dhe dallohet për unifikimin që ka në zonën e Dallas Fort Worth - Texas.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat