Uk Lushi ish luftetari nga Batalioni “Atlatiku” viziton komandatët e UÇK-së në burgun e Hagës

Amerika

Uk Lushi ish luftetari nga Batalioni “Atlatiku” viziton komandatët e UÇK-së në burgun e Hagës

Nga: Beqir Sina Më: 12 qershor 2022 Në ora: 00:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Uk Lushi ish luftëtar i Batalionit Atlantiku, ka shkuar këtë të shtunë në burgun e Hagës, ku ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, ish kryeparlamentarin Kadri Veseli, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn .

Kështu të paktën shkroi në llogarinë e tij ish-ushtari i UÇK-së dhe aktivisti shqiptar në SHBA, Uk Lushi, i cili ka kaluar Atlantikun për të shkuar në vizitë te bashkëluftëtarët e tij që po gjykohen në Hagë.

Ndërkohë , që përballjen e tyre me drejtësin, me anë të një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ai e quajti betejën, për të cilën po zhvillohet për mbrojtjen e interesit tonë kombëtar 

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Statusi: 

Sërish kalova Atlantikun për t’u takuar me UÇK-në. Kalova një ditë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn në Hagë. Kam qenë i bindur që në Gjykatën Speciale përmes një procesi fer, njerëzit e UÇK-së do të dalin të pafajshëm ashtu siç janë. Fatkeqësisht, ky proces po kalon me shkelje të rënda të drejtave të njeriut, me procedura të paprecedentë”.

Më tej Lushi i cili vazhdimisht i kushton rëndësi të madhe bashkimit kombëtar shprehet se Haga duhet të bashkojë rreth luftës së popullit të Kosovës për liri dhe përparim.

Nuk ka forcë që mund ta ndryshojë historinë e Kosovës” ka thënë me bindje Uk Lushi pas vizitës duke besuar se edhe kësaj radhe do të jetë lufta e UÇK ajo që dotë tregojë sesa e shenjtë ka qënë lufta për çlirimin e lirinë e Kosovës, pavarësinë e saj.

Aktivisti i mirënjohur shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte pjesëtar i UÇK-së në Batalionin Atlantiku gjatë luftës në Kosovë . Ai është edhe autor i librit “ “Shqiptaro-amerikanët e UÇK-së – Kronikë e Batalionit Adriatiku 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat