Vështrim i përgjithshëm mbi rolin konstruktiv post-komunist, aktual dhe prospektiv të Prof. Dr. Sali Berisha në mardhëniet Shqipëri-SHBA

Amerika

Vështrim i përgjithshëm mbi rolin konstruktiv post-komunist, aktual dhe prospektiv të Prof. Dr. Sali Berisha në mardhëniet Shqipëri-SHBA

Nga: Nga Valentin Lumaj/ Michigan Më: 31 korrik 2022 Në ora: 15:04
Ish kryeministri Sali Berisha dhe ish Presidenti George W Bush

“…për sa kohë që Dr. Sali Berisha, është i zgjedhur me votën e lirë të shqiptarëve, për sa kohë që ai ruan ndjenjën e miqësisë për kombin amerikan dhe përfaqëson denjësisht dëshirën dhe entuziazmin e kombit shqiptar për atë amerikan, mardhëniet prospektive të Shqipërisë me SHBA-te, nën një drejtim të mundshën të pushtetit nga dr. Sali Berisha kanë premisa që të jenë të shkëlqyera. Për më tepër, një politikan si Sali Berisha, me një histori të gjatë të mardhënieve të mira me SHBA-të, si një njohës eksilent i gjeopolitikave rajonale, nje lider që ka treguar se është i stabil në parimet dhe qëndrimet e tij me një mbështetje të gjerë në popullin e tij, mund të jetë personi më i përshtatshëm i bashkëpunimit SHBA-Shqipëri për të mbajtur shqiptarët në rajon të unifikuar dhe një rajon ballkanik të stabilizuar.”

Mbas vendosjes së mardhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA në vitin 1922 dhe ndërprerjes së tyre në vitin 1943, u deshën afro 50 vite të tjera që Shqipëria të kerkojë rehabilitmin e ktyre mardhënieve. Pikërisht më 15 Mars 1991, pak ditë para zgjedhjeve të para pluraliste u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit midis Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që shënoi rivendosjen e mardhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Por, mardhëniet miqësore shqiptaro-amerikane u konkretizuan më 22 qershor 1991, kur ish-Sekretari i Shtetit James A. Baker III  vizitoi Shqipërinë në nivelin më të lartë te përfaqësimit deri në atë kohë në Shqipëri. Për këtë vizitë, sekretari Baker pati deklaruar se vinte në Shqipëri pas ftesës personale nga lideri i opozitës Dr. Sali Berisha. Kjo sigurisht nuk u prit mire dhe shkaktoi ilaritet në ish-zyrtarët e lartë të pranishëm në ceremoni. Kjo vizitë pati një jehonë të madhe si në Shqipëri, po ashtu edhe ne mediat amerikane. Gazeta New York Times do të shkruante: “Rreth 300,000 shqiptarë që brohorisnin “SHBA! SHBA!” ishin ngjeshur sot në sheshin kryesor të Tiranës për të dëgjuar fjalën e sekretarit amerikan të shtetit James A. Baker i cili i tha se “liria funksionon” dhe i nxiti të vazhdonin përpara me rrugën drejt demokracisë”.

Në takimet e sekretarit Baker me opozitën dhe liderin e saj Dr. Sali Berisha, ai i nxiti ata të qëndrojnë të bashkuar për të mundur me mjete demokratike dhe zgjedhje të lira pushtetin komunist, me emrin e moderuar socialistë. Kreu opozitar Dr. Sali Berisha, i pati shpjeguar Baker betejën e vështirë që opozita demokrate ka që të luftojë për të larguar komunistët nga pushteti: “Ne i thamë zotit Baker se e kemi vrarë komunizmin, por përballemi me disa mbetje të tij që janë ende toksike. Shqipëria ka një kokë demokratike, një zemër demokratike por një trup Bolshevik”. 

Më vonë, në kujtimet e tij. Baker do të pranonte se gjatë pesëmbëdhjetë viteve të tij në jetën publike, ai nuk kishte parë kurrë një pritje të tillë në Shqipëri. “Shpërthimi i dashurisë dhe mbështetjes së vërtetë, ishte për shkak të simbolit të shpresës që Amerika përfaqëson për një popull si ky, të cilët nuk kishin asgjë për të shpresuar për kaq shumë kohë”, -do të shkruante Baker.

Që nga ky moment historik, deri në ditët e sotme, shtetet e bashkuara të Amerikës kanë qenë ylli polar, apo pika e referencës se orientimit pro perëndimor të zhvillimit te Shqipërise. Në krye të kësaj endërre, dëshire, vullneti dhe entuziazmi për një fillim të ri të mardhënieve shqiptaro-amerikane, ishte kryetari i sapozgjedhur i Partisë Demokratike Shqiptare Prof. Dr. Sali Berisha, tashmë një përfaqësues legjitim jo vetëm i demokratëve Shqiptarë, por të gjithë shqiptarëve që i përcillte ndjenja e respektit dhe e miqësisë për shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tashmë Uashingtoni ishte i bindur se vetëm fitorja e forcave opozitare në zgjedhjet parlamentare do të sillte stabilitet në Shqipëri. Kështu të dërguarit amerikanë në Shqipëri mbështetën hapur fushatën elektorale të forcave opozitare. Mirëpo, pavarësisht këtyre përpjekjeve, duke pasur parasysh mungesën e kohës dhe mungesën e organizimit të forcave ende të reja opozitare, zgjedhjet e marsit 1991, u manipuluan dhe rezultuan me fitoren e forcave ish-komuniste. Ky rezultat pati ndikim të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet amerikano-shqiptare. Shtetet e Bashkuara, në kundërshtim me qëndrimin e disa vendeve të Evropës Perëndimore, reaguan shpejt, duke i konsideruar ato si zgjedhje si jo të ndershme dhe jo të lira dhe duke kërkuar përsëritjen e tyre. Uashingtoni e bëri të qartë se çdo ndihmë ekonomike apo mbështetje politike për Shqipërinë do të lidhej me atë që e quajti progres real drejt demokracisë.

Presionet e vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera perëndimore, lëvizjet popullore për liri dhe demokraci në disa qytete të Shqipërisë, si dhe përkeqësimi i situatës së brendshme ekonomike dhe politike në Shqipëri, rezultuan në rënien e qeverisë komuniste dhe formimin, në qershor 1991, të një qeverie koalicioni me pjesëmarrjen edhe te forcave opozitare.

Ndërkohë, përfaqësues të SHBA-së në Tiranë dhe në institucionet amerikane, si Instituti Kombëtar Republikan dhe Demokratik, u përfshinë aktivisht në mbështetjen dhe organizimin e fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike, partisë kryesore opozitare. Në veçanti, ambasadori i SHBA-së nëTiranë, William Ryerson, duket se kishte marrë porosinë apo rolin kryesor mbështetës ndaj Dr. Berisha, duke u shfaqur vazhdimisht bashkë me kreun e opozitës në mitingjet e Partisë Demokratike, dhe i bënte thirrje popullit të votojë për Dr. Berishën dhe partinë e tij. Mbështetja amerikane ishte vendimtare për fitoren dërrmuese të Partisë Demokratike të opozitës në zgjedhjet e 22 marsit 1992.

Departamenti i shtetit i konsideroi zgjedhjet e reja të vitit 1992, si të lira dhe të ndershme. Që këtu fillon një erë e re e lidhjeve të ngushta me qeverinë e re demokratike shqiptare dhe departamentit dhe e nje mbështje ndaj Shqipërisë në rrugën drejt reformave dhe demokracisë. Fill mbas zgjedhjes se tij si president, Berisha, proklamoi hapur qendrimin e tij pro-amerikan duke konsideruar marrëdhëniet me SHBA-në si prioritetin e parë të qeverisë së re.

Më 15 Korrik 1992, Dr. Berisha ishte lideri i parë post-komunist shqiptar që vizitoi Shtëpinë e Bardhë, ku u prit me nderime të mëdha nga Presidenti Bush.

Në vitin 1993 kryeministri shqiptar Aleksandër Meksi u takua me Presidentin Clinton në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa më 12 Shtator 1995 Presidenti Berisha zhvilloi vizitën e dytë zyrtare në Uashington ku diskutoi çështjet rajonale dhe bashkëpunimin dypalësh ushtarak dhe ekonomik me Presidentin Clinton.

Më 1 Shtator 1993, ish-Presidenti i SHBA-ve Jimmy Carter vizitoi Tiranën zyrtare, që më së shumti kishtë si synim diskutimin e konfliktit ushtarak në Bosnje. Presidenti Carter në takimin me Dr. Berisha, atëherë President i Shqipërisë, shprehu mbështëtjen e plotë të Ëashingtonit ndaj reformave ekonomike dhe politike në Shqipëri, sidoqoftë, ai nuk e mbështeti kërkesën e Presidentit Berisha për të derguar trupa ushtarake në Kosovë, duke e quajtur një akt të parakohshëm.

Më pas, në vazhdim të miqësisë të tyre, ish-Presidenti Bush (i vjetri) do të ftonte Dr. Berishën në shtëpinë e tij në Texas dhe Dr. Berisha pati bërë një vizitë miqësore familjare ne Hjuston në vitin 1993. Më pas presidenti Bush do vizitonte dy herë Shqipërinë, një herë zyrtarisht në Tiranë dhe një herë tjetër më vonë në një vizitë miqësore private në Vlorë së bashku me dhe familjen e tij dhe sekretarin Poëell, që në të dyja rastet u prit me madhështi nga Presidenti Berisha. Në vizitën e tij në Tiranë, Bush ishte pritur me nderime të veçanta në Pallatine Kongreseve, dheishte nderuar me Medaljen e Lirisë, në atë kohë ishte titulli më i lartë. Herën e dytë Bush kishte ardhur në Vlorë me të gjithë dinastinë Bush në një vizitë miqësore ne mjë udhëtim turistik me jahtin Alexander.

Kjo klimë e re miqësore Shqipëri- SHBA, nuk u kalua fillimisht pa skepticizëm dhe “upset” në vendet e Evropiane që suportonin Shqipërinë, veçanërisht Italia, e cila në atë kohë ishte mbështetësi dhe mbrojtësi kryesor natyror po ashtu edhe financuesi gjeneral i projekteve fillestare në Shqipëri. Sigurisht, vendimi i Dr. Sali Berisha për të krijuar një aleance të re të fuqishme me një superfuqi botërore, jo vetëm mbartte vullnetin maksimal të shqiptarëve, por edhe për vetë faktin se Shtetet  e Bashkuara kishin qenë vendimtarë në egzistencen teritoriale të Shqipërisë me presidentin Wilson në Konferencën e Parisit 1922 dhe nga ana tjetër përfaqësonin vendin simbol të lirive dhe të drejtave njerëzore.

Si rezultat e kësaj qasje tejet miqësore dhe interesa te perbashkëta, vitet 1992-1995, nën qeverisjen e Partisë Demokratike, mund të cilësohen si vitet e arta në marrëdhëniet amerikano-shqiptare, kur Shqipëria ishte dukshën në fokusin special të Uashingtonit, ku nga ky interes i përbashkët më e fituar sigurisht ishte Shqipëria.

Gjendja e konfikteve të armatosura, në ish-federatën Jugosllave dhe prag-lufta e popullit shqiptaar në Kosove, kërkonte një aleat të fuqishëm. Dr. Berisha nuk kishte besim të plotë në vendet perëndimore evropiane, bazur kjo në historinë jo të hershme me humbje të dhimbshme të territoreve shqiptare, por edhe se aktualisht fuqia lobuese e Serbisë dhe e Greqisë në perëndim ishte shumë më e madhe se ajo e Shqipërisë, e sapo dalë nga izolimi. Nga ky kontekst,  kjo politikë ‘ashiqare” pro-amerikane e Berishës dhe lidhjet e ngushta me Uashingtonin ishte në përputhje me shqetësimin tradicional të Shqipërisë për të të qenë nën ombrellën e një superfuqie për të mbrojtur sovranitetin e saj nga kërcënimet e fqinjëve shovinistë tradicionalë. Dr. Berisha e konsideroi mbështetjen amerikane si garancinë kryesore për sigurinë dhe pavarësinë e vendit të tij edhe me një synim tjetër madhor, çlirimin e Kosovës. Rol vendimtar i Shteteve të Bashkuara më vonë në çlirimin  e Kosovës me ndërhyrjen ushtarake të vitit 1999, kishin për baze këtë miqësi shqiptaro-amerikane sipas qëllimit largpamës dhe vizionit te Dr. Sali Berisha.

Gjatë kësaj periulle dhe deri në vitin 1996, Dr. Berisha shërbeu edhe si një katalizator në distancë në ngritjen e toneve nacionaliste dhe fillimin e rezistencës popullore në Kosovë.

Nga ana tjetër,  me qëllim që të siguronte një mbështetje të garantuar, Berisha u përfshi në angazhimin përkrah Shteteve të Bashkuara në zgidhjen e konflikteve të luftës në Kroaci dhe Bosnje duke i bërë një shërbim të madh ndaj interesave të SHBA-ve në rajon.

Me këto lëvizje strategjike, Dr. Berisha krijoi besimin tek Amerikanët, se ai ishte personi më i besueshëm aleat në rajon, por duke parë mbështetjen e jashtëzakonshme popullore në popullin e tij shqiptar, ai konsiderohej si personi kyç që mund të mbante vendin të unifikuar dhe në stabilitet. Falë këtij besimi tek Dr. Berisha, Amerikanët filluan një investim të gjithanshëm në Shqipëri, kjo në shumë dimensione, ekonomike, politike dhe sidomos ushtarake.

Në aspektin ekonomik, me rëndësi të veçantë dhe në shenjë suporti dhe mirënjohjeje ndaj qeverisë Berisha, në vitin 1992 Uashingtoni i dha Shqipërisë statusin e vendit special të favorizuar në tregti si dhe hoqi kufizimet për produktet shqiptare dhe kompanitë amerikane të regjistruara në Shqipëri. Kjo vijoi në vitin 1995 me nenshkrimin e nje traktati për nxitjen respektive të investimeve dhe për të  inkurajuar bizneset private amerikane për të investuar në Shqipëri.

Në aspektin ushtarak, nën  qeverinë Berisha, pati nje “boom” të marrëveshjeve dypalëshe dhe misioneve dhe personelit ushtarak amerikan në Shqipëri. Kështu, vitin 1992, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit në mes Ministrisë e Mbrojtjes së Shqipërisë me Shtabin e Komandës së SHBA-së në Evropë, u emëruan një sërë specialistësh ushtarakë amerikanë dhe u hap një zyrë ndërlidhëse e SHBA-së pranë ministrisë së Mbrojtjes.

Po në aspektin ushtarak, zyrtarë të lartë të SHBA-së vizituan Shqipërinë, ku bie në sy vizita e Sekretarit të Mbrojtjes Ëilliam Perry dhe vizita e ndihmës Sekretarit të Mbrojtjes i SHBA-së, Joseph Nye, i cili atherë do të theksonte: “Uashingtoni beson se Shqipëria është një shtyllë e stabilitetit në Ballkan”. Në këtë kuadër mardhëniesh miqësore dhe bashkëpunimi, u vu re një njëndërthurje e fortë midis Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) dhe Shërbimit Informativ Kombëtar.

Në vazhdim, qeveria Berisha shfaqi predizpozicion në vënien në gadishmëri të porteve, aeroporteve dhe bazave ushtarake shqiptare për një përdorim të mundshëm nga Nato dhe SHBA. Në të njëjtën kohë, Dr. Berisha punoi sipas vizionit të tij për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, si një nga pikësynimet kryesore të qeverisë së tij me një rëndësi absolute kombëtare por edhe strategjike në rajon. Si hap i parë në këtë drejtim, në vitin 1992, Shqipëria pranohet zyrtarisht në Këshillin e Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut (NACC), si organizmi i parë që krijoi NATO për të ndërtuar marrëdhëniet me shtetet që dolën nga regjimet komuniste në Evropën Lindore dhe Evropën Qendrore.

Po ashtu në këtë funksion, Dr. Berisha krijoi lidhje të ngushta miqësore me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Manfred Womer, i cili do të vizitonte Tiranën në shumë raste si i ftuari special i Dr. Berishës. Megjithëse Mr. Womer nuk e shprehu direkt mbështetjen e tij për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, të paktën ishte krijuar perceptimi se SHBA-të po punonin në atë drejtim.

Ky angazhim i SHBA-ve u pa qartë në ë vitin 1994, kur Shqipëria iu bashkua programit të Partneritetit për Paqe të NATO’s, si nismë e administratës së Presidentit Clinton, per t’i paraprirë anëtarësimit të plotë në Shqipërisë në NATO. Nën këtë axhendë bashkëpunimi, ishte ftesa nga Presidenti Clinton dhe vizita  më 12 shtator 1995 në Uashington e President Berishës. Në këtë takim Presidenti Clinton shprehu mbështetjë të plotë dhe të gjithanshmë për Shqipërinë.

Viti 1996 Shënoi një zbehje të këtyre marrdhënieve të mira dypalëshe. Departamenti i Shtetit lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se i konsideronte zgjedhjet e këtij viti “ një hap prapa”. Shtetet e Bashkuara kishin filluar një rishikim të plotë të marrëdhënieve të tyre me Shqipërinë.

Por mbas rënies së Qeverisë Berisha dhe sidomos mbas vitit 2000, mardheniet e Dr. Berisha me Uashingtonin filluan të rigjallërohen. Anëtarësimi i Shqipërisë në Nato, ishte pika kryesore përbashkuese midis Shqipërisë dhe SHBA-ve. Gjatë viteve 2005-2008, Qeveria Berisha, vazhdoi procesin për përmbushjen e objektivave të partneritetit për të operuar së bashku në kuadër të NATO-s.

Shqipëria mori ftesën për anëtarësim në NATO në samitin e Bukureshtit më 2 prill 2008. Më 25 prill 2008 Shqipëria filloi zyrtarisht bisedimet për anëtarësimin, bisedime që përfshinin disa çështje politike, ushtarake, sigurie dhe ligjore, ndërsa më 9 korrik 2008, vendet anëtare të NATO-s nënshkruan në Bruksel protokollet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Kroacinë.

Pas përfundimit të ratifikimit të protokollit të anëtarësimit nga të gjitha vendet anëtare të NATO dhe Departamentin Amerikan të Shtetit, Shqipëria u anëtarësua zyrtarisht në NATO më 1 prill 2009 dhe për herë të parë si anëtare me të drejta të plota në NATO në Samitin që u mbajt në Strasbourg më 4 prill 2009. Më 7 prill 2009, në selinë e Aleancës në Bruksel, u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamujve të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, ku mori pjesë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, nga ku deklaroi se pa ndihmën amerikane kjo arritje do të ishte e pamundur.

Procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Kryeministri Berisha e shikonte si ishtë një pararojë e hapave të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Si rezultat, këto projekte madhore të Qeverisë Berisha 2005, ecën paralel dhe në të njëjtën ditë me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, hyri në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asociimit midis Shqipërisë dhe BE, mbas ratifikimit nga të gjitha vendet anëtare.

Kulmi i mardhënieve të shkëlqyera më Uashingtonin u shënua më 10 korrik 2007, kur Presidenti Bush (Jr.) vizitoi Shqipërinë mbas ftesës se kryeministrit Berisha.  Berisha do të shprehej për Bush “mysafiri më i madh dhe më i dalluar në historinë shqiptare”. Kjo vizitë shënon momentin më kulmor në historine 100-vjeçare të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Gjatë vizitës në Presidence, presidenti shqiptar Moisiu i pati dhuruar zotit Bush dekoratën më të lartë “Urdhrin e Flamurit” për kontributin e tij në mbështetje të çështjes shqiptare.

Presidenti amerikan Bush në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e atëhershëm, Sali Berisha, pati vlerësuar nivelin e lartë të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe SHBA-së. Presidenti po ashtu tha se një pavarësi të mbikqyrur, është zgjidhja e duhur për Kosovën. Po ashtu ai theksoi: “Shpreha dëshirën që Shqipëria të hyjë në NATO, unë jam përkrahës i kësaj dëshire”.

Por ajo çfarë ka mbetur në kujtesën e shqiptarëve nga miku i madh i kombit shqiptar George Ë. Bush ishte deklarata: “The time is noë”, me fjalë të tjera, ishte koha për Pavarësinë e Kosovës dhe Shqipëria në NATO. Koha tregoi se dy këto premtime, me mbështetjen e tij dhe kombit të tij të madh, shumë shpejt u bënë realitet.

Pas takimit, si për te vertetuar vetë realitetin e mardhënievs dhe ndjenjave miqësore me popullin shqiptar, Presidenti Bush jashtë protokollit, doli në rrugën kryesore të Fushë-Krujës dhe takoi shumë qytetarë të cilët e pritën me shumë respekt dhe entuziazëm. 

Te frutshme, miqësore e te shkëlqyera kanë qenë edhe dy takimet e Kryeministrit Berisha në Uashington me sekretaren Clinton dhe spikerin e Kongresit amerikan Boehner dhe miq e zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë dhe Kongresit të SHBA. Në komentet para takimit Sekretarja Clinton pati shprehur mirëseardhjen për Kryeministrin Berisha me fjalët: “Kryeministri dhe vendi i tij kanë qenë partnerë të fortë të Shteteve të Bashkuara, në NATO, si pjesë e misionit tonë në Afganistan dhe ne kemi marrëdhënie të gjera dhe të thella që ne e vlerësojmë lart”.

Në këtë takim me sekretren e Shtetit Clinton, Berisha e ftoi atë që të vizitojë Shqipërinë me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisësë saj, ftesë të cilën Sekretarja Clinton do ta pranonte me kënaqësi.

Vizita e Sekretares Clinton në Tiranë do të shënonte një moment tjetër kulmor historik në marredhëniet shqiptaro-amerikane. Në këtë vizitë, që ishte dhe “qershia mbi tortë” e festimeve te 100 vjetorit te Pavarësisë, Sekretarja e Shtetit Clinton do t’ju drejtohej deputetëve të parlamentit shqiptar dhe mbarë kombit me, mesazhin e saj historic: “cilido që do të shohë demokracinë në veprim, të shkojë në Shqipëri”.

Marrëdhëniet SHBA-Shqipëri gjatë periudhave kur Dr. Sali Berisha ka qenë në pushtet kanë njohur vetëm rritje. Këtë e reflekton vetë fakti se Shqipëria është bërë një nga aleatët më të vendosur të Amerikës, veçanërisht në luftën globale kundër terrorizmit, po ashti edhe numri i madh i marrëveshjeve dypalëshe që janë renditur më poshtë:

• Marrëveshje lidhur me asistencën ekonomike dhe teknike, nënshkruar më 10.06.1992.

• Marrëveshje me shkëmbim notash lidhur me punësimin e familjarëve të zyrtarëve qeveritare ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve tëBashkuara të Amerikës, hyrja në fuqi më 30.09.1993.

• Marrëveshje për bashkëpunimin dhe shkëmbimin e të dhënave për hartat topografike, nautike, aeronautike dhe informacionin, të dhënatdigitale gjeodezike dhe gjeofizike lidhur me hartat, dhe materialet gjeodezike, hyrë në fuqi më 25.03.1994.

• Marrëveshje ekonomike dypalëshe midis Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nënshkruar më10.06.1992.

• Marrëveshje me shkëmbim notash për disa ndryshime në “Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dheQeverisë së SHBA për zgjidhjen e disa pretendimeve, nënshkruar më mars10.03.1995

• Marrëveshje e grantit të objektivit strategjik ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së SHBA-së, për të luftuar korrupsionin, në kuadër të programit fillestar të vlerësimit të sfidës së mijëvjeçarit, nënshkruar më 3.04.2006.

• Marrëveshje granti i strategjive objektive ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të luftuar korrupsionin (Faza II), nënshkruar më 29.09.2008

• Memorandum i Mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nënshkruar më 26.06.2009

• Marrëveshje e ndihmës ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për qeverisjen me drejtësi dhe në mënyrë demokratike; investimin në njerëz dhe rritjen ekonomike, nënshkruar më 30.9.2010.

• Dokumenti i amendimit numër një të Marrëveshjes së ndihmës ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për qeverisjen me drejtësi dhe në mënyrë demokratike, investimin në njerëz dhe rritjen ekonomike, nënshkruar më 16.9.2011 për qeverinë e SHBA dhe më 19.9.2011 për qeverinë e RSH-së.

• Memorandum i Mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondacionit shqiptaro-amerikan për zhvillimin, nënshkruar më 7.06.2011

• Dokumenti i amendimit numër dy i Marrëveshjes së ndihmës ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për qeverisjen me drejtësi dhe në mënyrë demokratike, investimin në njerëz dhe rritjen ekonomike, nënshkruar më 4.4.2012

Vendimi i Departamentit të shtetit Amerikan duke dezinjuar Dr. Berishën si “Non grata” në Shtetet e Bashkuara, ra si “rrufe në qiell të pastër”, tronditi opinionin publik shqiptar dhe fillimisht u kuptua si efekt negativ në mardhëniet në mes Dr. Berishës dhe Partisë Demokratike më Shtetin Amerikan. Kryetari i athershëm i PD-së Lulzim Basha do të theksonte: “Berisha është lideri shqiptar që ka dhënë kontributin më të çmuar në zhvillimin e vendit dhe forcimin e demokracisë dhe ka çuar miqësinë dhe aleancën strategjike të Shqipërisë me SHBA-në në nivelet më të larta”.

Departamenti Amerikan i Shtetit bëri përpjekje për të ndarë individin Berisha nga Partia Demokratike. Në këtë funksion u vu gjerësisht vetë Ambasadorja Amerikane në Tiranë Yuri Kim. Ambasadorja amerikane kërkoi nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha që kjo parti të distancohet nga Sali Berisha, duke e paralajmëruar se në të kundërtën do të rrezikojnë marrëdhëniet e PD-së me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nën këtë presion, Kryetari i PD-së Basha e përjashtoi Dr. Berishën nga grupi parlamentar.

Dr. Berisha nuk u gjunjëzua por me energji të reja për t’i kthyer dinjitetin vetes së tij dhe sovranitetin e Partisë Demokratike, filloi përballjen me Sekretarin Blinken dhe Ambasadoren Kim dhe shumë shpejt, gjërat filluan të qartësohen. “Asnjë shpifje, trillim apo sajim nuk mund të pengojë kurrë Sali Berishën të përmbushë misionin e tij të besuar nga zgjedhësit shqiptarë në mbrojtje të interesit kombëtar dhe publik të shqiptarëve”, pati theksuar Dr. Berisha.

Hapja e padisë civile të Dr. Berishës ndaj Sekretarit të Shtetit Blinken, mungesa e fakteve konkrete nga Departamenti i Shtetit, prapaskenat the “eminencat gri” brenda Partisë demokratike, si dhe kembëngulja e Dr. Berishës për dinjitet personal dhe të PD-së, transparence dhe reformim të plotë të Partisë Demokratike, ndryshuan edhe një herë balancat, Dr. Berisha fiton besimin e demokratëve dhe rimerr drejtimin e kësaj partie. Ajo çfarë është më e rëndësishme është se, në të gjitha daljet e tij publike, Dr. Berisha pati emfazuar ndjenjën e tij të miqësisë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu, figura të shquara të politikës së djathtë Amerikane shfaqën mbështetje ndaj liderit historik të Partisë demokratikë Dr. Sali Berisha. Kongresisti Lee Zeldin, në një afat të shkurtër disa mujor i pati shkruar katër letra si kërkesa zyrtare Sekretarit të Shtetit Blinken, për të paraqitur evidenca për implikimin e Dr. Berishës në korrupsion, evidence të cilat nuk u paraqiten kurrë. Po ashtu, Kongresisti Lee Zeldin, në një dëgjese ne Kongresin Amerikan, i kërkoi llogari dhe fakte Sekretarit Blinken, por sekretari nuk I paraqiti në asnjë rast. Ndërsa pyetjes se z. Zeldin nëse Sekretari Blinken kishte kontakte me filantropin George Soros, sekretari mohoi të ketë kontakte me Soros por nuk mohoi që të tjerë në Departamentin e Shtetit të kenë të tilla kontakte.

Po ashtu ish-Ambasadori dhe ish drejtori i Inteligjencës Amerikane, Richard Grenell, doli haptas në mbrojtje të figurës së Berishës. Ai pati theksuar se gjatë kohës që ai drejtoi Inteligjencën Amerikane nuk kishte parë ndonjë evidencë që implikonte Dr. Berisha në korrupsion. Po ashtu, ai pati shtuar se Sekretari Blinken po përdor forcën e Departamentit të Shtetit për të ndihmuar Soros dhe sulmuar kundërshtarët politikë dhe se Blinken po vepron si agjent i Sorosit në botë.

Image
Familja Berisha dhe familja Obama

Dukshëm marrdhëniet në mes dr. Sali Berishës dhe një pjese të veçuar te funksionarëve Amerikanë janë acaruar, por Dr. Berisha gëzon respekt të veçantë ndër shumë senatorë dhe kongresistë dhe sidomos në radhët e Partisë Republikane. Prandaj në gjykimin tim dhe të shumë analistëve, ngërçi i përkohshëm mes Dr. Berishës dhe Departamentit të Shtetit, nuk i ka dëmtuar mardhëniet Shqiptaro-Amerikane. Nga ana tjetër, vendosja si kurrë më parë të Ambasadores Kim në shërbim të njëanëshëm politik dhe të qeverisë së drejtuar nga kryetari i Partisë Socialiste Rama, etiketimi i shqiptarëve nga ambasadorja Kim: “të mos hanë bar”, deklarata politike dhe nderhyrejt e saj në çështjet e brendshme të partive politike në kundërshtim me Konventën e Vjenës, janë vepra të cilat mund të ketë lëkundur sadopak, besimin dhe simpatinë e shqiptarëve për SHBA-të.

Derisa sot-për-sot, nuk ka asnjë fakt konkret për implikimin e Dr. Berisha në korrupsion masiv, por nga ana tjetër janë provuar me fakte lidhjet miqësore dhe familjare të Sekretarit Blinken me filantropin George Soros, për të cilin vetë Berisha më parë kishtë kërkuar publikisht të shpallej “non grata “në Shqipëri, vendimi “non grata” ndaj tij, açik mund të quhet si vendim politik në favor të të tretëve. Në rast të ndërrimit të pushtetit në Shtetet e Bashkuara, ky vendim mund të qartësohet dhe bazuar edhe në ekperiencat e mëpërparëshme, ky vendim mund të anullohet.

Image
Ish kryeministri Sali Berisha dhe ish Presidenti Bush

Sidoqoftë, për sa kohë që Dr. Sali Berisha, është i zgjedhur me votën e lirë të shqiptarëve, për sa kohë që ai ruan ndjenjën e miqësisë për kombin amerikan dhe përfaqëson denjësisht dëshirën dhe entuziazmin e kombit shqiptar për atë amerikan, mardhëniet prospektive të Shqipërisë me SHBA-te, nën një drejtim të mundshën të pushtetit nga dr. Sali Berisha kanë premisa që të jenë të shkëlqyera. Për më tepër, një politikan si Sali Berisha, me një histori të gjatë të mardhënieve të mira me SHBA-të, si një njohës eksilent i gjeopolitikave rajonale, nje lider që ka treguar se është i stabil në parimet dhe qëndrimet e tij me një mbështetje të gjerë në popullin e tij, mund të jetë personi më i përshtatshëm i bashkëpunimit SHBA-Shqipëri për të mbajtur shqiptarët në rajon të unifikuar dhe një rajon ballkanik të stabilizuar.

Image
Ish kryeministri Sali Berisha dhe ish Sekretarja Hillary Clinton

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat