SHBA/Dallas: Republikanët mbështesin gjashtë kandidatet gra sfidueset kryesorë në Latina GOP

Amerika

SHBA/Dallas: Republikanët mbështesin gjashtë kandidatet gra sfidueset kryesorë në Latina GOP

Beqir Sina, New York Nga Beqir Sina, New York Më 20 shtator 2022 Në ora: 16:52

DALLAS TX: Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve, për zgjedhjet e 8 nëntorit 2022, thonë se po i rrisin pretendimet e tyre në Teksas, duke mbështetur gjashtë kandidatet gra - të gjithë nga grupi i tyre Latina GOP - bazuar si thonë ata në programin e tyre për të ofruar ndihmë organizative dhe për mbledhjen e fondeve për fushatat konkurruese.

Image
Foto nga vendngjarja

Këtij fakti më së shumti ka mëshuar senatori republikan i Teksasit, Ted Cruz, i cili udhëheq komitetin e fushatës republikane në Teksas, teksa mori pjesë në një darkë për rritjen e fondeve në Dallas, ai shkrojë në twitter në një cicërim,të tij ku ai tregon se sapo ka organizuar një mbrëmje mbledhje fondesh për gjashtë kandidate të cilat ai i quan të mrekullueshëme të Kongresit të Latina GOP, dhe janë mbledhur po simbas tij mbi 500 mijë dollarë për një natë !

Senatori republikan Cruz, i cili njihet si një nga mbështetsit më të fuqishëm të Donald Trump, thotë se këto gjashtë kandidatura sfiduese janë :“Ato të fuqishëmet, dinamiket dhe të jashtëzakonshëmet. Një ndryshim brezash ; Mayra Flores, Casandra LGarcia, Monica De La Cruz-Hernandez, Yesli Vega, Catalina Lauf dhe Spicy Tacos.”

Image
Foto nga vendngjarja

Aktivisti i çështjes kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Dallasi Ismet Smajli, sekretar i përgjithshëm i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, ka marrë pjesë në darkën e fushtës për rritjen e fondeve, në Conroe- Teksas, nga ku mblodhën gjysmë milion dollar, dhe ku ai patjeter dha kontributin e tij financiar, duke e postuar këtë në një twiter : “Ngjarje e rëndësishme dhe shkëlqyer në Conroe TX!”

Smajli i cili është edhe sekretar gjeneral i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, thotë se e ka takuar në këtë mbrëmje edhe mikun e tyre, (pra, edhe të Nazar Mehmetit Presidentit të Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare), senatorin republikan të Teksasit, Ted Cruz, dhe, ka biseduar miqësisht me të, duke u takuar me këtë rast dhe u fotografuar edhe me figura të tjera të rëndësishme republikane, pjesmarrëse këto në këtë fushat për zgjedhjet afatmesme të 8 nëntorit. 

Image
Foto nga vendngjarja

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi të tij në llogarinë e tij në facebook, momente të cilat ai i ka shoqëruar edhe me fotografit nga takimet mjaft miqësore, përfshirë edhe atë me mikun e tyre senatorin republikan Ted Cruz.

Gratë hispanike të cilat dolën si fituese të mëdha në primare të GOP të Teksasit, simbas ekspertëve të këtyre zgjedhjeve, erdhën në një kohë sipas tyre, kur pluhuri nisi të pastrohet pas balotazhit të 24 majit, duke arritur deri në 8 latino- përfshirë 6 gra - që mund të jenë kandidate të fuqishme republikane në Kongres.

Republikanët nga ana e tyre kanë argumentuar prej kohësh se fituesit e Donald Trump në Teksasin Jugor janë të shumicës hispanikë, të cilët ata thonë se nuk ishin as rastësi dhe spontane e njëhershme por, përkundrazi, fillimi i një tendence më të madhe rreth besimit të republikanve se mund të bëjnë ndryshimin.

Këto gjashtë gra latine dëshmuan se janë sfidante të fuqishme.

Image
Foto nga vendngjarja

GOP aktualisht është pa një pjesëmarrje të fortë të vazhdueshme në qarqet kufitare më jugore të shtetit(Texas) por që në primaret republikane në Teksas, tregojë se fitueset ishin mbështetset e Trump në mesin e votuesve hispanikë, që nuk kishin ndonjë anomali. 

Por kjo ishte vetëm një pjesë e historisë, mendojnë analistët e këtyre zgjedhjeve : "Tani që pluhuri ka nisur të pastrohet pas balotazhit të 24 majit, deri në tetë latinë – përfshirë gjashtë gra – ato mund të jenë përfundimisht kandidatë republikanë për vendet e Kongresit në të gjithë Teksasin. Vetëm në Luginën e Rio Grande, të paktën dy latinë do të mbajnë vendet e tyre të GOP".

Image
Foto nga vendngjarja
Image

Me këto 8 kandidaturat Latino GOP duket se republikët kan synime të qarta për të nxjerrë të parin Teksasin e Jugut dhe më shumë republikanë hispanikë, veçanërisht gra, që konkurrojnë për poste, dhe ekspertet e këtyre zgjedhjeve, të cilët thonë se ka shenja se balanca tradicionale e pushtetit në bastionin e gjatë të demokratëve ka filluar të ndryshojë.

Zgjedhjet e ashtuquajtura aftamesme do të mbahen më 8 Nëntor për të plotësuar vendet vakante që janë në Kongresin e 117-të.

Si rezultat i zgjedhjeve të vitit 2020, demokratët mbajtën një shumicë në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA, duke fituar 222 vende ndaj 213 të republikanëve. Që nga 13 shtatori 2022, demokratët kanë një avantazh 221-212 në Dhomën e Përfaqësuesve me dy vende vakante. Republikanët duhet të fitojnë një rrjet prej gjashtë zonash për të fituar një shumicë në Dhomën e Përfaqësuesve - Kongresin.

Image
Foto nga vendngjarja

Zgjedhjet e vitit 2022 do të jenë të parat që do të zhvillohen pas ndarjes dhe rindarjes pas regjistrimit të vitit 2020. Si rezultat i ndarjes, gjashtë shtete (Texas, Kolorado, Florida, Montana, Karolina e Veriut dhe Oregon) fituan vende dhe shtatë shtete (Kalifornia, Illinois, Michigan, Nju Jork, Ohio, Pensilvania dhe Virxhinia Perëndimore) humbën vende. 

Si rezultat i rindarjes, janë tetë qarqe ku dy drejtues në detyrë u paraqitën për të kandiduar kundër njëri-tjetrit. Në gjashtë prej tyre, dy deputetë në detyrë nga e njëjta parti u paraqitën për të kandiduar kundër njëri-tjetrit në paraprake të partisë së tyre. Në dy qarqet e tjera, drejtues të partive të ndryshme konkurrojnë kundër njëri-tjetrit në zgjedhjet e përgjithshme. 

Data e Zgjedhjeve është 8 Nëntor 2022.

Image
Foto nga vendngjarja

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat