Presidentja e Kosovës zhvillon një vizitë zyrtare në Nju Jork

Amerika

Presidentja e Kosovës zhvillon një vizitë zyrtare në Nju Jork

Nga: B.S Më: 26 shtator 2022 Në ora: 15:19
Foto nga takimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani prej disa ditësh ndodhet në një viztë disa ditore në Nju Jork, e shoqëruar nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Vizita e saj po zhvillohet ndërsa këto ditë në Nju Jork, është duke u mbajtur  sesioni i 77-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA).

Kosova siç dihet nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe kështu presidentia Osmani dhe ministria e jashtme Gêrvalla  shfrytëzuan rastin të zhvillojnë një sërë takimesh me delegacione të disa shteteve pjesëmarrëse, presidentë, kryeministra dhe ministra të jashtëm, ndërsa në fund Osmani ligjerojë edhe në universitetin “Fordham University”.

Me  rastin e vizitës në New York,  Osmani dhe Gervalla u takuan mbrëmë edhe me diasporën shqiptare në Amerikë, takim ky që u mbajt në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, dhe u drejtua nga Konusulli i Përgjithshëm i sapo emruar Ambasador Blerim Reka.

Në këtë takim konusllata e përgjithshme e ftoi  disa figura të politikës shqiptare, artistë, filantropë, biznesmenë, aktivistë dhe liderë të cilët u tha se e kanë mbështetur vazhdimisht rrugën e Kosovës drejt pavarësisë dhe shtetformimit.

Presidentja Osmani: “Me mbështetjen e mërgatës sonë të çmuar, Kosova do të jetë më e fuqishme përbrenda, e më e konsoliduar në aspektin ndërkombëtar.”

Duke përshëndetur pjesëmarrësit presidentja e Kosovës tha se në emër të të gjithë qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës, “ u falënderojë për kontributin e dhënë ndër dekada ngase pa të cilin ne nuk do të ishim këtu ku jemi sot”.

E para e vendit më tej ka thënë se Kosova aspiron integrimin euroatlantik, BE-në, NATO-n dhe OKB-në, ndaj  kontributi i mërgatës sonë në Amerikë dhe gjithandej siç ishte vendimtar dikur, është përcaktues edhe sot.

“Me mbështetjen e mërgatës sonë të çmuar, Kosova do të jetë më e fuqishme përbrenda, e më e konsoliduar në aspektin ndërkombëtar”, theksojë Presidentja Osmani.

Më pas përshëndeti edhe Ministrja e jashtme e Kosovës Donika Gërvalla.

Mbas përshëndetjeve të rastit pati një koktel nga Çka ka Qellu dhe vera Stone Castell  shoqëruar me një komunikim të lirë dhe të hapur për të gjithë pjesëmarrësit që patën rastin edhe të bisedojnë më gjerësisht me Presideten Osmani dhe ministren Gërvalla.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat