Bekteshi emocionohet para aeroplanit F-117 në SHBA: Skifteri i Natës, simbol i lirisë së Kosovës

Amerika

Bekteshi emocionohet para aeroplanit F-117 në SHBA: Skifteri i Natës, simbol i lirisë së Kosovës

Nga: A.M. Më: 24 nëntor 2026 Në ora: 11:33
Veprimtari shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ramazan Bekteshi në muzeun Smithsonian në Virxhinia

Veprimtari shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ramazan Bekteshi, ka reaguar dje pas vizitës në muzeun Smithsonian në Virxhinia, ku pa nga afër aeroplanin luftarak amerikan F-117 Nighthaëk, të njohur si “Skifteri i Natës”.

Përmes një shkrimi, Bekteshi ka rikujtuar misionet e këtij aeroplani gjatë operacionit të NATO-s “Allied Force” në vitin 1999, duke e cilësuar atë simbol të lirisë së Kosovës dhe të miqësisë amerikane. Ai ka shprehur mirënjohjen për kontributin e SHBA-së në çlirimin e Kosovës, ndërsa vizitën e ka përshkruar si një moment të veçantë, të mbushur me emocione, kujtime dhe krenari, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Elegji për F-117 Nighthaëk/Skifteri i Natës, një simbol i lirisë mbi qiellin e Kosovës

Sot, ne muzeun Smithsonian vizitova F-117 Nighthaëk/Skifterin e Natës, në Virxhinia, një aeroplan amerikan që kreu 12 misione luftarake gjatë operacionit Allied Force në vitin 1999 mbi Jugosllavi e mbi Kosovë.

Sot iu fala me shëndet ‘Skifterit të Natës’, F-117 sepse kishte marre pensionimin e merituar. Sa me fat jemi ne shqiptaret qe ky aeroplan hyri në përdorim për kauzën tonë, derisa këtu në muze vazhdon të shpalos historinë tonë tanimë me ciceron.

Aeroplani sulmues me teknologji ‘stealth’ e shkroi historinë në qiellin e Kosovës, ai që u bë simbol i lirisë sonë dhe unë e quaj bombarduesi i Dardanisë. Ai sot qëndron në muze krenar duke dëshmuar historinë e Kosovës qe s’u përkul kurrë.

Ky ishte aeroplani që ishte krahë i pazëvendësueshëm i UÇK-së, sepse misionet e tij nga ajri ishin pjesë luftës që i hapi rrugën lirisë dhe pavarësisë të shtetit tonë të ri.

E përshëndeta ‘Skifterin e Natës’ me përshëndetje ushtarake me dorën në ballë dhe me zemrën që më rrihte fort. Në atë çast, gjaku me vlonte në damarë, ndërsa në mendje me jehonin kujtimet e atyre netëve kur krahët e tij çanin errësirën dhe sillnin shprese për Kosovën.

Sot para këtij aeroplani nuk qëndrova vetëm unë, me mua qëndronte historia, sakrifica, dhe krenaria e popullit tim. Sot, para këtij aeroplani ne kokën time u shkaktua një stuhi mendimesh, për te gjithë ata pilote qe e mbrojtën qiellin e token tone, për te gjithë sakrificat e ushtareve amerikan deri në ditët e sotme.

Mu kujtua edhe djali im i madh Visari, qe i shërben këtij vendi në Marinën amerikane e qe me bene fort krenar, mu kujtua edhe vetvetja që kalova nëntë vite krenare duke u shërbyer nëntë gjeneralëve amerikanë dhe qindra fluturimeve mbi qiellin e Kosovës me aeroplanin transportues, C-130 Hercules, dhe me helikopteret, CH-47 Chinook, UH-60 Black Haëk.

Prandaj, kur sot e shohim F-117 Nighthaëk të ekspozuar në Virxhinia, nuk shohim vetëm një mrekulli të teknologjisë amerikane, por kujtojmë një kapitull vendimtar të historisë sonë.

Pra, Skifteri i Natës, qiellin tonë e beri mburojë, derisa aleanca e NATO-s u bë shpresë, dhe te dyja këta, lirinë dhe pavarësinë tone e bene realitet.

Për Kosovën, ky aeroplan nuk është vetëm histori e aviacionit amerikan; është një kujtesë e përhershme e miqësisë amerikane dhe e çmimit të lartë të lirisë.

Skifteri i Natës F-117, faleminderit për historinë që shkrove në qiellin e Kosovës, dhe tani, faleminderit qe vazhdon ta rrëfesh historinë e Kosovës në muzeumin e famshëm!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat