"VATRA në kapërcyell të shekujve", Dr.Gjon Buçaj, Kisha Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodrës", NJ, NY, promovim, Qendrën Islame Shqiptaro Amerikane

Amerika

"VATRA në kapërcyell të shekujve", Dr.Gjon Buçaj, Kisha Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodrës", NJ, NY, promovim, Qendrën Islame Shqiptaro Amerikane

Nga: Beqir Sina Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 14:50
Foto nga vendngjarja

HARTSDALE NY : Me porosi të autorit, të shtunën më 5 nëndor në Qendrën Islame Shqiptaro Amerikane në Garfield, dhe të djelën me 6 nëndor në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, NY, u mbajt promovimi i librit “Vatra në kapërcyell të shekujve” nga Dr.Gjon Buçaj . Ky promovim nisi me një promovim tjeter modest mes miqve i cili u mbajt në qytezën NewBurgh NY, nën kujdesin e mikut të vjeter Dr. Nexhat Kaliqit, ndërsa morën pjesë dhe diskutuan për jetën dhe vepren e Dr. Buça, Sergio Bytyqi, Mithat Gashi,Dr Elton Mara dhe Ahmet Hoti.

Të shtunën në mbrëmje në Qendrën Islame Shqiptaro Amerikane në Garfield-New Jersey, në promovimin e librit të Dr. Gjon Buçaj pjesmarrja ishte e madhe, ndërsa, folën për jetën dhe veprën e Dr Gjon Buçaj, Imam Rifat Halil, Imam Edin Gjoni, Faik Lita, Dr. Nexhat Kaliqi,, Ahmet Hoti, Mithat Gashi, Dr. Elton Mara, si dhe përshëndetën këtë aktivitet Mimoza Dajçi, Skënder Shkupi, dhe profesor Elez Osmani.

Image
Foto nga vendngjarja

Ndërkohë, që një promovim tjetër i librit “Vatra në kapërcyell të shekujve” nga Dr.Gjon Buçaj - u mbajt të djelën me 6 nëndor, mbas meshës së Dielës, edhe në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, NY , Qendrën kulturlose "Nëna Tereze", nën kujdesin e familjes Buçaj, (bashkëshortes Nikoleta, djemve, vajzës dhe motrës së tij,) kishës dhe vet meshtarit Dom Pjetër Popaj, i cili edhe e përshëndeti këtë veprimtari kushtuar librit të Dr. Gjon Buçaj.

Promovimi i librit “Vatra në kapërcyell të shekujve” nga Dr.Gjon Buçaj, libër të cilën kohë më parë e nxorri në dritë familja e tij, pas vdekjes, u zhvillua në prezencën e familjes Buçaj, miqëve, poeteve, shkrimtarëve, veprimtarve të komunitetit.

Në këtë promovim në Qendrën "Nëna Tereze" u shfaq një video-slideshow, e pregatitur me një album fotografik jetësor dedikuar jetës dhe veprës së Dr. Gjon Buçaj. Ndërkohë, që pas fjalës së drejtuesit të këtij aktiviteti profesor Mithat Gashit, folën aktivisti Faik Lita, profesor Gjon Frani Ivezaj, Dr. Elton Mara, ndërsa e përshëndetën edhe ish nën kryetari i Vatrës Asllan Bushati dhe veprimtari Agim Aliçkaj.

Ata thanë se autori i këtij libri, ish kryetari i Vatrës, një nga figurat e njohura komunitetit shqiptaro-amerikan, është ndarë nga jeta shtatë muaj më parë(15 maj 2022).

Image
Libri

Po ashtu folësit nëpërmjet njohjes së gjatë dhe kujtimeve me Dr. Buçaj, thanë se ai i kushtoi gjithë jetën e tij çështjes kombëtare shqiptare, në një luftë të përbashkët të pandalshme kundra komunizmit enverian, si dhe ai nuk pushoi së punuari për të mbrojtur institucionin e Federatës Pan Shqiptare të Amerikës VATRA, ashtu siç e kishin lënë korifenjte e saj. Kurse, jeta, puna, sakrificat e Dr. Gjon Bucajt, thanë ata, do të mbeten në historinë e kombit shqiptar në vitet që vijnë, dhe do të mbetet burim frymëzimi për brezat e ardhshme të atyreve shqiptarëve që vërtet duan zhvillimin, demokratizimin dhe lirinë e kombit shqiptar.

Mbas fjalës përshëndetëse të Dom Pjetër Popaj, për veprën dhe jetën e Dr. Buçaj, foli më gjerësisht profesor Gjon Frani Ivezaj, ndërsa, për rëndësinë e librit foli Mithat Gashi, Faik Lita dhe Dr. Elton Mara, të cilët sugjeruan që libri të lexohet dhe të merret edhe si model veprimtaria e Dr. Buçaj sidomos në krye të Vatrës.

Duke folur për rëndësin e librit “Vatra në kapërcyell të shekujve” nga Dr.Gjon Buçaj, aktivisti Faik Lita, i cili tha se e kishte lexuar librin e Dr. Buçaj, tha se mundem t’a ilustrojë rëndësinë që ka libri, me një thënje të Platonit, kur ai shkruan mbi rëndësin e librave, i cili thotë se : “Libri i jep shpirt universit, i jep krah mendjes, i jep “fluturim” imagjinatës, dhe i jep më shumë jet çdo gjëje që sillet për rreth nesh”, çka do të thotë, se nuk ka gjë më të mirë sesa për të shkruar një libër”.

Andaj, tha Lita, me këtë rast faleminderojë, në këtë promovim nga që “nuk kisha kohë” t’a faleminderojë Dr. Buçajn për śë gjalli, të paktën jam duke e falëminderuar për śë vdekuri, tash, pikërisht për shkrimin e këtij libri voluminoz : “Vatra në kapërcyell të shekujve” . Pra, edhe një falëminderit për Dr. Buçaj, që na dhurojë këtë libër tepër domethënës.

Image
Foto nga vendngjarja

Dhe, së fundi dua t’i “them” Dr, Buçaj se tani me këtë libër, emri tij nuk do të vdes më kurr, se do të jetoj sa jet dhe libri, përfundojë Faik Lita

Profesor Mithat Gashi, i cili drejtojë këto dy ditë promovimin, duke folur për librin “Vatra në kapërcyell të shekujve” nga Dr.Gjon Buçaj - tha se ky libër është një jet e tij, e sistemuar dhe e përmbledhur mirë prej tij qysh nga letrat, dekleratat, fjalimet, memorandumet, intervistat e dhënë medieve të ndryshme në Shqipëri e Kosovë, shkrimet publicistike, raportet dhe reagimet të tij, dhe në emër të Vatrës, ka të përfshirë edhe një indeks në fund të librit, së bashku me një koleksion me fotografi, që të gjitha në një formë shumë të mirë organizuar nga ana profesionale.

Autori ka futur në këtë libër, po ashtu tha Gashi, edhe disa korespondenca edhe letërshkëmbime që ka pasur ai me personalitete të larta në Uashington dhe New York.

"Një libër kur bootet, mendojë se çdo lexues në mendje ka pyetje,; se çfarë është shkruar dhe cili është qëllimi i autorit per të shkruar këtë libër? Ndërsa, unë pasi e lexova jam shprehur se ky libër që na la Dr. Gjon Buçaj është një“guid” ose një udhërrëfyes për organizata, shoqata dhe individ të ndryshëm. Pra për të gjithë ata që dëshirojnë të shikojnë variacione të ndryshme, sesi duhet të operojë një organizat apa shoqat në diasporë. Apo si duhet shkruar edhe një lettre një zyrtari apo miku dhe kundërshtari" spjegojë Gashi gjatë fjalës së tij.

Image
Foto nga vendngjarja

Duke vazhduar nga mësimet me këtë libër, profesor Gashi, tha se në këtë libër gjenë edhe mënyren si duhet kërkuar këshilla nga njerëz të ditur e personalitete, dhe si duhet komunikuar e të japësh ti më pas këshilla të tjerëve: "Bëhet fjalë për stilistikën, atë si janë shkruar letrat , dekleratat si janë dhënë përgjigjet e bëra në intervista. Për çka nga këto edhe njërëzit mundet të mësojnë shumë nga ky libër nëse e lexojnë", ku nga këto pikëpamje mendoj se ky libër ka një rëndësi të veçantë.

Ai tha se mbas leximit të librit të Dr. Gjon Buçaj, kishte nxjerr disa tema të kategorizuara si të veçanta për nga mënyra që autori i ka shtjelluar ato lidhur me çështjen shqiptare.

Megjithëse unë kam përzgjedhur nga libër tre katër tema, libri ka disa të tiera një temë kryesore që shtjellohet mirë në librin “Vatra në kapërcyell të shekujve” nga Dr.Gjon Buçaj, e nxjerr nga leximi i librit, është ajo që ka të bëjë me dënimin e krimeve të komunizmit, dekomunistizmin e Shqipërisë, lustracionin si quhet ndryshe. “ Dënimin e krimeve të komunizimit shkëputja e sistemit nga e kaluar e tij. Dhe, kjo është një këshillë që Dr. Buçaj, na e jep me anë të këtij libri, duke filluar qysh nga ish presidenti e ish kryeministri Sali Berisha, presidentet Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu, Bujar Nishani, Ilir Meta, ish-kryeministrin Fatos Nano dhe kryeministri Edi Rama. Ku në çdo deklerat apa intervistë të dhënë Dr. Buçaj nuk e ka lënë pa përmendur këtë temë, që është e tejzgjatur në Shqipëri për tre dekada. Hajde e ik çdo qeveri e president në Shqipëri".

Image
Foto nga ngjarja

Duke na lënë me këtë temë të “nxehtë” në këtë libër u shpreh profesor Mitahat Gashi, se : “Në qoftëse nuk shkëputemi nga e kaluara komuniste nuk mundet të ndërtohen bazat e një shoqërie të shëndosh për të ardhmen e demokracisë e përparimit në vend”.

Në fund të këtij promovimi në qendrën kulturore "Nëna Tereze" - Kisha katolike "Zoja e Shkodrës u dha një koktel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat