Shkolla Shqipe Children of the Eagle në New York, erdhi me një aktivitet ndryshe për fëmijët shqiptar në diasporë

Amerika

Shkolla Shqipe Children of the Eagle në New York, erdhi me një aktivitet ndryshe për fëmijët shqiptar në diasporë

Nga: Beqir Sina Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 18:07
Foto nga vendi i ngjarjes

 Me iniciativën e ish -Ambasadorit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar Zotit Mal Berisha, në bashkëpunim me Shkollën shqipe “ Children of the Eagle” , Federatën Panshqiptare Vatra, përreth dy orë u në qendrën Illiria në Bronx u promovua Platforma Audiobooks.Al.

Një platformë kjo që u lançua disa vite më parë nga lideri i tregut shqiptar në fushën e sigurimeve Sigal Uniqua Group nën kujdesin e Presidentit të saj zotit Avni Ponari i cili u kujdes specifikisht që shpalosja e këtij aplikacioni edhe për fëmijët shqiptar në diasporë.

Ky aktivitet disa orësh u zhvillua në drejtimin e z. Mal Berisha dhe në bashkëpunim me Federatën Pan-Shqiptare Vatra, në kuadrin e muajit nëntor “Nëntorit Shqiptar “ në New York, dhe  u fokusua në përdorimin dhe vlerat e Librave me Zë në Shqip. 

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Këto libra ofrohen falas nga Sigal Uniqa Group dhe Presidenti i saj z. Avni Ponari në platformën Audiobooks.al. 

Gjatë këtij aktiviteti, moderuar me elokuencë nga gazetarja Marjana Zeneli Bulku, z. Mal Berisha dha detaje të hollësishme rreth platformës Audiobooks.al, historikut të audiobooks në tërësi, përdorimit, si dhe cilësisë që ajo ofron për dëgjuesit shqiptarë kudo që janë.

Agim Rexha, Kryetar Nderi i Vatrës, përshëndeti të pranishmit në emër të Shoqatës 110 vjecare pan-shqiptare. 

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Znj. Drita Gjongecaj, u ndal në mënyrat dhe përfitimet e përdorimit të librave me zë në mësimin e gjuhës shqipe dhe organizimin e programit mësimor në Shkollën Shqipe “Children of the Eagle” në NY. 

Interpretimi i poezive të Fishtës nga aktori i njohur Reshat Arbana, marrë nga Audiobooks.al ishte një nga ilustrimet e materialeve që mund t’i gjeni në këtë platformë. Po ashtu një filmim i shkurtër nga koncerti i Orkestrës së Harqeve Sigal Uniqa mes bukurive të Valbonës, solli larmi dhe u duartrokit nga audienca. 

Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Shoqatës së Ushtarakëve, Skenderbej, Shoqatës së Shkrimtarëve, Shoqatës Ojq Arta Prishtinë, Albanian Culture TV, etj.

Dhurata simbolike e stilolapsave me logon e Vatrës, Children of the Eagle dhe Sigal Uniqa, përcolli mesazhin e bashkëpunimit në dobi të komunitetit shqiptar dhe ruajtjes së identitetit tonë. 

Fatmir Idrizi, nxënës i Shkollës Shqipe “Children of the Eagle” solli emocion tek të pranishmit me interpretimin e Himnit të Flamurit. Po ashtu kori i shkollës interpretoi “Kënga e Alfabetit”, nxënëset Joana Koka dhe Klaudia Koka luajtën në piano, dhe grupi i valleve përgatitur nga mësuese Majlinda Tafaj, interpretoi një potpuri vallesh me motive të Veriut./korrespondent : Shkolla Shqipe Children of the Eagle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat