Kanada/Ontario: Ujëvara e Niagarës ndriçohet për të tretin vit radhazi me ngjyrat kuqezi

Amerika

Kanada/Ontario: Ujëvara e Niagarës ndriçohet për të tretin vit radhazi me ngjyrat kuqezi

Nga: Beqir SINA - New York Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 15:55
Foto nga vendngjarja

 “Në këtë 110-vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë, Ujëvara e Niagarës në Kanada u ndriçua kuq e zi, për të tretin vit radhazi, për nder të ditës së flamurit. Gëzuar Pavarësinë Shqipëri”

ONTARIO CA : Ujëvara e Niagarës, u ndriçua mbrëmjen e 28 nëntorit për të tretin vit radhazi me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar kështu të paktën tregojë ambasada e Shqipërisë në Kanada, nëpërmjet një seti me fotografi në Twiter.

Image
Foto nga vendngjarja

Ashtu si dhe dy vitet e kaluara Ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Ermal Muça, ka ndarë në rrjetet sociale logaria zyrtare e ambassades ne Twiter, pamjet spektakolare të Ujëvarës së Niagarës veshur kuqezi, për nder të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Duke përcjellur me këtë rast edhe një urim për mbarê shqiptarët kudo janë, Ambasadori Muça shkruan :

Në këtë 110-vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë, Ujëvara e Niagarës në Kanada u ndriçua kuq e zi, për të tretin vit radhazi, për nder të ditës së flamurit. Gëzuar Pavarësinë Shqipëri”.

Ky është viti i tretë që Ujëvara e Niagarës në Kanada ndriçohet kuqezi në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Nëntori është shpallur muaji i Muaji i Trashëgimisë Shqiptare në Ontario me 5 Dhjetor 2016 dhe është një muaj i mbushur me aktivitete në komunitetin shqiptar në Ontario.

Image
Foto nga vendngjarja

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat