Shqiptaret në Amerikë, festuan Ditën e Flamurit Kombëtar dhe 110 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Amerika

Shqiptaret në Amerikë, festuan Ditën e Flamurit Kombëtar dhe 110 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Nga: Beqir Sina Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 22:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Të bashkuar, si një trup i vetëm, për të ruajtur gjuhën e kulturën tonë, për të promovuar vlerat tona kombëtare edhe pse me mijera kilometra larg atdheut, dashuria jonë për komb i tejkalon të gjitha sfidat dhe na bën të krenohemi me historinë tonë dhe sakrificat e popullit shqiptar për liri e pavarësi, ky është motivi që na bën të organizohemi për të festuar për idealet tona kombëtare.

Edhe këtë vit nën përkujdesjen e “Albis Party” me pronar Naser Niken në mjediset e LiGreci’s Staaten Restaurant në Staten Island, Mërgata shqiptare në Amerikë u mblodh për të festuar Ditën e Flamurit dhe 110 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.  

Në një ambient të stolisur me simbolet e tona kombëtare dhe ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dy vende mike, pjesëmarrësit vinin të gëzuar me simbole komëtare për të festuar së bashku.

Mbrëmjen e hapi z.Naser Nika një atdhetar e aktivist i palodhur i mirënjohur në mërgatën tonë, i cili njëherit ishte organizatori kyresor  “Alby’s Party” së bashku me një djal të ri, atdhetar e ambicios z. Genti Holli.

Në fjalën përshëndetëse Naser Nika të gjithë të pranishmëve ju uori Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar dhe 110 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë!  Ndër të tjera tha se kam ftuar disa lider shqiptar nga Malit i Zi për të festuar në këtë mbrëmje së bashku dhe për t’i respektuar të zgjedhurit në qytetin e Ulqinit tha midis të tjerash z. Nika.

Pastaj ftoi në foltore z. Faik Nika, kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi. Ne fjalen e tij kryetari theksoi se këto vizita vëllazërore përforcojnë lidhjet tona dhe ne ndihemi si në shtëpinë tonë nga mikëpritja dhe respekti qe tregoni per ne , po ashtu faleminderoj z. Naser Nika për ftesën dhe angazhimin e tij i cili pëpiqet t’i bashkojë shqiptarët,  të krijojmë lidhje edhe me të forta e të përafërta tha z. Nika

Pastaj të pranishmëve ju drejtua z.Fatmir Gjeka, Ministër i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave në Mal të Zi i cili pershendeti të pranishmit duke uruar gëzuar festat dhe i falënderoj për mikpritjen.  Ministri theksoi se është hera e dytë që vimë brenda dy muajve dhe duhet të realizojmë projekte të përbashkëta për të mirën e vendit. Në këtë vizitë zyrtare ne jemi takuar me përfaqësus në Staten Island, në NY etj.  

Në fjalën përshendetëse Kryetari i Komunës së Ulqinit Z. Omer Bajraktari ndër të tjera theksoi se kemi pasur disa takime me shumë përfaqësuesi të institucioneve dhe diasporës tonë ku kemi rënë dakord për një bashkëpunim më të ngushtë me qellim për ta zhvilluar vendin tonë.

Në fjalën përshendetëse Dr. Bari Ceka falënderoi të gjithë pjesëmarësit dhe i falenderoj nga zemra të gjith ata që kanë kontribuar që atij ti jepet titulli Qytetar Nderi i New York-ut dhe premtoi se do të vazhdojë të shërbej gjithë popullit me nder dhe profesionalizëm.  

Dr. Ceka është jo vetëm një mjek i njohur e shumë i dashur, por dallohet për humanizëm dhe kontributin që ka dhënë për vendlindjen e tij e më gjerë.  

Z. David Carr Këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut përshëndeti shqiptarët për Ditën e Flamurit dhe 110 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë ku theksoi se kam kënaqësi të veçantë të bashkëpunojë dhe të suportojë Komunitetin Shqiptar në New York. Po ashtu theksoi se ndihej krenar që Dr. Bari Ceka ishte shpallur qytetar nderi i Nju Jorkut nën angazhimin e tijë dhe gjithë organizuesve që e propozuan.

Me fjalën përshendetëse të pranishmëve ju drejtua edhe Znj. Jessica Scarcella-Spanton, Senatore e shtetit të Nju Jorkut e cila uroi shqiptarët me fjalët gëzuar ditën e  Flamurit dhe 110 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Ajo shtoi se shqiptarët janë komunitet i respektuar në SH.B.A. dhe se  është në nderin e sajë të suportoj shqiptarët kudo ku jetojnë.

Pervjetori i 110-të i Pavarësisë së Shqipërisë për Shqiptarët në Staten Island të NY,  do të ngelet gjithmonë në kujtesën e tyre, sepse e kremtuan së bashku mergata dhe vendlindje ashtu siç ka thënë I madhi Pashko Vasa ” Feja e shqiptarit është shqiptaria”

Mbrëmja vazhdoi me valle e këngë patriotike ku pjesëmarrësit u magjepsën  nga zëri i mrekullushem i këngëtarëve Taulant Baraliu, Burak Vehapi dhe Donjeta Morina, Valdet Luka e Hajro Ceka.

28 Nëntor, 2022 Staten Island, New York

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat