Promovimi i librit të Xhevat Kallajxhiut « Linkoln » në Nju Jork, të pranishëm ish kolegë të autorit nga Zëri i Amerikës

Amerika

Promovimi i librit të Xhevat Kallajxhiut « Linkoln » në Nju Jork, të pranishëm ish kolegë të autorit nga Zëri i Amerikës

Nga: Beqir Sina Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 22:02
Xhevat Kallajxhiu

VATRA - BRONX NY : Në shtëpinë e Vatrës në Bronx(NY), me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA, në bashkëpunim me Teqen Bektashiane Shqiptare në Detroitl(MI) promovuan librin, “Lincoln”, të ish-Editorit të Diellit dhe të ish-redaktorit të Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe, Xhevat Kallajxhiu.

Libri « Linkoln » me Autorë Xhevat Kallajxhi, u botua për her të parë në Nju Jork-NY , në vitin 1961 nga shtëpia botuese Waldon Press Inc., 

Libri « Linkoln » doli në qarkullim për anëtarët e komunitetit shqiptar në SHBA për herë të parë gjashtë dekada më parë dhe ishte biografia e parë e Linkolnit e shkruar edhe në gjuhën shqipe në atë kohë nga Xhevat Kajllaxhiu. 

Institucioni mbajtës i librit « Linkoln »me autor Xhevat Kallajxhiun është zyrtarisht Koleksioni i Fondacionit Financiar Lincoln, Biblioteka Publike e Qarkut Allen, në vendlindjen e presidentit Linkoln në Fort Wayne, Indiana.

Në biografin e Autori të librit Linkoln thuhet se Xhevat Kajllaxhi (1904-1989) ka qenë një gazetar mysliman sufi shqiptar, i cili emigroi në SHBA pas Luftës së Dytë Botërore. Ai punoi për seksionin shqip të Zërit të Amerikës dhe në pension shkroi disa libra (ky duket se ka qenë i pari i tij) dhe redaktoi një gazetë shqiptaro-amerikane(Gazetën Dielli).

Kallajxhi ndërsa jetonte kryesisht në Washington, DC, ishte shumë aktiv me komunitetin sufi dhe Teqen bektashiane në Michigan 

I pranishëm në promovimin e librit Linkoln të Xhevat Kallajxhi në New York, ishte edhe Dervish Eliton Baba Pashaj - shërbestar në Teqen Shqiptare Bekashiane në Detroit-Michigan, i cili foli për lidhjet e autorit të librit “Lincoln”, Xhevat Kallajxhiu me Teqen Bektashiane në Tylor- Detroit, Zërin e Amerikës, ku ai shërbeu si kryeredaktor dhe si editor i gazetës Dielli.

Gjithashtu të pranishëm në këtë promovim në shtëpinë e vatrës ishin edhe disa figura të tjera të rëndësishme të saj dhe komunitetit, si Dr. Pashko Camaj, i cili përshëndeti në emër të Federatës PanShqiptare VATRA, dhe editori Sokol Paja e tjer.

Mbas një përshkrimi të shkurtër që i bëri autorit të librit Linkoln, Xhevat Kallajxhiut , editori i Diellit Sokol Paja, ishte Dr. Pashko Camaj që përshëndeti në emër të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA ku u ndal në disa vlerësime mbi shkrimet me pseudonim të Xhevat Kallajxhiut në kohën kur ishte Editor i Diellit. 

Ish-shefi i Shërbimit Shqiptar dhe Drejtor i Divizionit Evropian të Zërit të Amerikës Frank Shkreli, gjatë fjalës së tij ndau kujtimet e bukura dhe interesante me kolegun e nderuar të tij Xhevat Kajllaxhiun, ashtu si dhe ish gazetari i Zerit të Amerikës Idriz Lamaj, që lexoi për të pranishmit një parathënie të librit “100 anektoda” të Xhevat Kallajxhiut të botuara në gazetën Dielli. 

Ndërsa pas tyre foli Dr. Paulin Marku, dhe mbylli veprimtarin Dervish Elition Pashaj.

Në përfundim të promovimit Baba Pashaj i dhuroi Vatrës një portret të Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit të shtypur në vitin 1954. Ceremonia kulturore dhe patriotike u përmbyll me një koktejt të shtruar nga kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat