Krishtlindje dhe Viti I Ri: “Stone Castle”, shpërndau pakot për fëmijë dhe familjet në nevojë në Kosovë

Amerika

Krishtlindje dhe Viti I Ri: “Stone Castle”, shpërndau pakot për fëmijë dhe familjet në nevojë në Kosovë

Nga: Beqir Sina Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 22:17
Foto nga vendi i ngjarjes

RAHOVEC: Është, bërë traditë që kompania lider e prodhimit të verërave në Kosovë, “Stone Castle” nga Rahoheveci(Kosovë), me pronar veprimtarin e njohur nga SHBA, Rrustem Geci, me afrimin e festáve të fundvitit Krishtlindjen dhe Vitin e ri, të shpërndaj paketat e ndihmave për familjet në nevojë dhe qendrat e kujdesit të fëmijve në Kosovë.

Ndihmat u shpërndanë simbas njoftimeve nga rrjetet sociale Fb, Tweeter dhe Instragram, nga vet përfaqësuesit e kompanisë Stone Castle në Rahovec.

Në një mesh të tij, Kryetari i Komunës së Deçanit, zoti Bashkim Ramosaj, ndërsa shprehet mirënjohës nga zemra për familjen Gecaj që si thotë ai gjithmonë i’u del në ndihmë familjeve skamnore, shkruan në statusin e tij se ndihet krenar që Deçani, ka njerëz si familja Gecaj! :

 “Ndihem krenar që Deçani ka njerëz si ju shkruan ai, Kompania “Stone Castle” me pronar z. Rrustem Gecaj, ka dhuruar pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë në komunën e Deçanit për nder të festave të fundvitit, familja Gecaj , është ajo që gjithmonë po i’u del në ndihmë familjeve skamnore, në komunën e Deçanit”.

Po ashtu, duke vijuar me ndihmat dhe shpërndarjen e pakove në prag të festave të fundvitit, në komunën e Deçanit simbas Kryetarit të Komunës, janë shpërndarë edhe dhuratat për fëmijët e parafillores në shkollat e komunës, fëmijët me nevoja të veçanta dhe në Shtëpinë e Komunitetit për personat me aftësi të kufizuara.

Përçka kryetari I Komunës, Bashkim Ramosaj, ka falënderuar përzemërsisht pronarin e Stone Castle, z. Rrustem Gecaj, mikun e tij të çmuar, që gëzoj fëmijët me këto dhurata! si shkruan ai.

Kurse, Qendrat që merren me kujdesin e fëmijve në Kosovë, “Hareja”, dhe “SOS-Fshati” edhe ato u gëzuan me dhurata  që u dërguan nga përfaqësuesit Fisnik L. Avdiu dhe Ali Gecaj pô nga Stone Castle. 

Drejtueset e këtyre dy qendrave kan faleminderuar me këtë rast verarinë "Stone Castle", për përkrahjen e tyre të vazhdueshme, shkruajn ata në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social Facebook.

“Festat e Dhjetorit sjellin miq të shumtë të fëmijëve në SOS Fshat, të cilët na rikujtojnë rëndësinë e miqësisë dhe solidaritetit" shkruajn ata.

 Në vazhdën e kësaj atmosferë solidariteti, në SOS Fshat ata thonë se pritën këto ditë edhe përfaqësues nga kompania e suksesshme  𝐒𝐭𝐨𝐧𝐞 𝐂𝐚𝐬𝐭𝐥𝐞, kompani kjo që në vazhdimësi ka përkrahur SOS Fshatrat.

“ Sot miqtë tanë nga 𝐒𝐭𝐨𝐧𝐞 𝐂𝐚𝐬𝐭𝐥𝐞 sollën mbi 𝟏𝟎𝟎 𝐝𝐡𝐮𝐫𝐚𝐭𝐚 për fëmijët dhe mbi 𝟗𝟐 𝐩𝐚𝐤𝐨𝐮𝐬𝐡𝐪𝐢𝐦𝐨𝐫𝐞 për familjet përfituese të Programit të 𝐐𝐞𝐧𝐝𝐫𝐞̈𝐬 𝐌𝐛𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐞̈𝐬𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐅𝐞̈𝐦𝐢𝐣𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞𝐅𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐞.” 

Ju faleminderit për përkrahjen, jemi me fat që kemi miq si ju, shkruajn ata në këtë mesazh të ilustruar edhe me fotografit nga shpërndarja e dhuratave të Krishtlindjeve dhe Vitit të ri, shkruan 𝐐𝐞𝐧𝐝𝐫𝐞̈𝐬 𝐌𝐛𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐞̈𝐬𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐅𝐞̈𝐦𝐢𝐣𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐅𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐞.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat