New Jersey / Futboll : Turneu 13të tradicional "Vllaznimi Soccer Tournament 2022”

Amerika

New Jersey / Futboll : Turneu 13të tradicional "Vllaznimi Soccer Tournament 2022”

Nga: Beqir SINA - New Jersey Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 15:19
Foto nga vendngjarja

WAYANE NJ : 25 dhjetori për të trembëdhjetin vit me radhë u bë festa e shqiptarve në mbyllje të vitit me Turneun e Futbollit "Vllaznimi Soccer Tournament” - Një aktivitet ky që përmbyllet simbas traditës edhe me një spektakël me valle shqiptare.

Ndërkohë, që për këtë edicion ka qenë “Vllaznimi” i struganve në New Jersey, i cili është shpallur fituese e edicionit të 13të të turneut tradicional "Vllaznimi Soccer Tournament 2022”, turne i konsideruar si ngjarja sportive më e madhe e shqiptarëve në Amerikë, që organizohet nga Qendra kulturore Shqiptare, në Riverdale- New Jersey.

Përpara fillimit të ndeshjeve u zhvillua dhe ceremonia hapëse, ku himni kombëtar i Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë u këndua nga të gjithë të pranishmit. 

Ndërsa e përshëndeti duke ju uruar edhe sukses ekipeve pjesëmarrse Kryetari i Qendrës Kulturore Shqiptare - Riverdale(NJ) Astrit Zhaku.

Në pushimin mes dy fazave të kualifikimit fusha iu “lëshua” fëmijeve të vegjël të këtij komuniteti, të cilët zhvilluan një lojë 25 minuta shumë të bukur, dhe treguan një nivel loje të kënaqshëm, duke rrëmbyer edhe duartrokitjet e të pranishmeve.

Turneu i 13-të i Futbollit të vogël, në salla të mbyllura “Vllaznimi Soccer Tournament 2022” , dhurojë në prag të Vitit të Ri 2023, futboll dhe një spektakël kuq e zi me këngë e valle shqiptare.

Turneu u mbajtë aty ku ka nisur qytetin Wayne-New Jersey, Kompleksin sportiv “Turf City”, dy fushat e futbollit (A-B) të cilat pritën më datën 25 Dhjetor, nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 9 të mbrëmjes Turneun e 13-të i Futbollit të vogël, në salla të mbyllura “Vllaznimi Soccer Tournament 2022” .

I cili, njëhereshit është edhe ngjarja më e madhe sportive e vitit në diasporën shqiptare në SHBA, organizuar nën kujdesin e Qendrës Kulturore Shqiptare Amerikane me seli në Riverdale NJ, dhe Klubit Futbollistik “Vllaznimi” nga Struga në Amerikë.

Këtë vit morën pjesë me shumë se 200 futbollist( 20 ekipe), të cilët përfaqësojnë sipas emrave te ekipeve edhe vendlindjen e tyre – pra vendorigjinën e këtyre futbollistive, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia,Çamëria, dhe Lugina e Preshevës.

Aktiviteti tradicional i futbollit ka siguruar vëmendjen dhe mbështetjen e ekipeve pjesëmarrëse, sportdashësve të shumtë shqiptarë, të cilët kanë lavdëruar organizatorët për veprimtarinë më të mëdhe sportive të vitit në komunitetin shqiptar.

Këtë vit për suksesin e turneut u kujdesën, Ajri Hoxha, Edip Ramadani, Pajazit Mena dhe Vebit Imeri, të cilët së bashku me stafin organizativë, sollën një turne të bukur dhe atmosfer festive. 

Gazetari strugan Faton Arifi, i cili moderojë Turneun e 13-të i Futbollit të vogël, në salla të mbyllura “Vllaznimi Soccer Tournament 2022”, duke ftuar ekipet për një garë “Fair play”, tha se “Ftojë të gjithë ekipet pjesëmarrëse, që të luajmë futboll dhe të festojmë së bashku në mënyrë vëllazërore ashtu si na ka hije dhe e kemi traditë ne si shqiptarë, se në fund të fundit të gjëthë ne do të dalim të fituar, të gjithë do të jemi fitues dhe do të kënaqemi së bashku“.

Ndërkohë, veprimtaria sportive, është mbështetur financiarisht edhe nga disa kompanitë donatore por edhe nga vet ekipet pjesëmarrëse, të cilat mundësojn organizimin e ndeshjeve në kompleksit sportiv “Turf City”, Wayne NJ.

Sherifi Lirim Kaba, nga uniformat blu të Nju Xhersit, me kolegët e tij shqiptar dhe amerikan mbeten të dashur për ekipet pjesëmarrëse, publikun e mrekullueshem të turneut “Vllaznimi Soccer Tournament 2022”, duke dhënë si gjithmonë kontributin e e tyre në mbarvajtjen e këtij turneut, ashtu si dhe të aktiviteteve të tjera të shqiptarëve të Amerikës.

Dy skuadrat që u kualifikuan të parat në turin e parë,nga çdo grup luajtën më pasë në mes tyre me eleminim me nga 15 minuta për çdo lojë. 

Ndërsa në fund u zvilluan 4 takime në Gjysmë-finale dhe dy në Çerek-finale, dhe një takim Final.

Në Gjysmë - finale u takuan 8 ekipe, të cilat u ndeshën në mes tyre, po me sistem eleminimi në bazë rendtijes. Në Çerekfinale u ballafaquan ekipet Kelmendi-1, North Jersey, Vllaznimi dhe Sanxhaku. Ndërsa, në finale luajtën Vllaznimi me North Jersey, dhe mbas 20 minutave lojë rezultati ishte 4 me 1 për ekipin e Vllaznimit. 

Medina Toska dhe Grupi i Valleve nga Qendra Kulturore Shqiptare në Riverdale New Jersey, në fund të këtij turneu dha një spektakël me këngë dhe vallen e pavarësisë.

Ekipi, nga Struga, “Vllaznimi”, e cila mban emrin e skuadrës së qytetit të tyre, është fitues i këtij turnerit të 13të tradicional i Futbollit të Vogël “Vllaznimi Soccer Tournament” në salla të mbyllyra, si skuadra më cilësore e cila në përbërje të saj shquhet me disa futbollista të talentuar. Vendi i parë mori dhe çekun 1500 dollar të clin ua dorozojë Astrit Zhuta, për skuadrën Vllazënimi e cila është dhe fituese e edicionit të 13-të, të Turneut Futbollit « Vllazënimi Soccer Tournament 2022 »

Çmimin e vendit të dytë dhe çekun 750 dollar shkojë për skuadrën « North Jersey » dhe e ndau Fitim Ibrahimi.

Ekipi që zuri vendin e dytë North Jersey, edhe ai u paraqit me disa ish futbollist cilësor dhe u dallua për lojen rezultative, shpirtin e garës dhe ekip i disiplinuar duke marrë medalje dhe kupën e vendit të dytë.

Futbollistët e të dyja ekipeve, u nderuan me kupat e turnirit, Bedri Zhuta, dorzojë trofeun « Portieri më i mirë » i këtij turniri për portierin Neat Neziri i « North Jersey ».

Ndërsa, gola shënuesi kupën e më të mirit, e mori Jakup Vandillmen, i cili mori trofeun e dorzuar nga Pajazit Mena.

Turneu i 13të, u mbyll me një urim të posaqëm për të gjithë pjesëmarrsit, dhe të gjithë shqiptarët ngado janë , nga Sherif Lirim Kaba : « Urime dhe Gëzuar vitin e ri 2023! të gjithë Shqiptarve , në Shqipëri, Kosovë, trojet shqiptare e diasporë!. »tha ai.

Ndërsa Astrit Zhaku Kryetari i Qendres Shqiptare Kulturore në Riverdale New Jersey , mikëpritësi i këtij turniri për të trembëdhjetin vit me radhë, u shpreh i kënaqur me pjesëmarrjen e ekipeve dhe mbarvajtjen e këtij aktiviteti, duke faleminderuar veçanërisht organizatorët dhe ekipet pjesëmarrse.

«Ky ishte një turne me të vërtet sukses.Turne m, që tashmë për trembëdhjet vjet me radhë po i mbledh të gjithë shqiptarët , nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e veriut, Mali i zi, Lugina e Preshevës dhe Çamëria,» tha ai, ndërsa përcolli me këtë rast edhe një urim në emër të qendrës që ai drejton (Qendres Kulturore e Shqiptarëve në New Jersey (Albanian Culture Center -ACC), për vitin e ri : « Gëzuar Vitin e ri 2023! të lumtur dhe të bashkuar të gjithë Shqiptarët kudo janë».

Veprimtari strugan Ajri Hoxha dhe Edip Ramadani janë drejtuesit dhe ish themeluesit e këtij turneu futbollistik, Hoxha, tha se ne si staf drejtues i këtij turniri jemi mjaft të kënaqur me organizimin dhe zhvillimin e këtij turniri, që është më i madhi dhe më i bukuri, do të thoja në diasporë.

«Por jo vetëm! sepse, duhet lavdëruar çdo njeri ngase treguam se kemi edhe një vazhdimësi të pjesëmarrjes së ekipeve, dhe të faleminderojmë donatorët si dhe të vlersojmë edhe sportdashësit që inkurajonë skuadrat e tyre nga vendorigjina. Dhe megjithse në sport nuk mungojn emocionet turneu imund të them se ishte nga më të bukurit, dhe ishte një sukses i radhës per qendren tonë dhe ekipet pjesemarrse» tha ai.

Pjesë e grupit organizator të këtij turniri ishte edhe Pajazit Mena, pjesmarrës në të 13 edicionet e saj. 

Pajazit "Paul" Mena, i cili është dhe Referi shqiptarë, referi zyrtar në ligën amerikane të Futbollit - MLF, erdhi nga Teksasi për të qenë i pranishëm në këtë turne.Ai u shpreh mjaft optmist me zhvillimin e këtij turneu, që si thotë ai është edhe më i madhë dhe më i suksesshm në komunitet.

«Turneun « Vllazënimi Soccer Tournament » është padyshim turneu i suksesit të këtij komunitetit. Veprimtari vjetore përmbyllse e cila për 13 vjet me radhë po përfaqëson të gjithë shqiptarët e zonës së Tri-Shteshit. Dhe, ajo që është më e bukura dhe më interesante e këtij turneu janë të rinjët që adhurojnë futbollin dhe shfaqin talentet e tyre në pjesëmarrjen në këtë aktivitet mbarkombëtar» tha Pajazit Mena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat