Valerie Biden për Faton Bislimin: Një njeri i jashtëzakonshëm që përpiqet për drejtësi dhe liri

Amerika

Valerie Biden për Faton Bislimin: Një njeri i jashtëzakonshëm që përpiqet për drejtësi dhe liri

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 08:13
Faton Bislimi dhe Valerie Biden Owens

Faton Bislimi, anëtar ekzekutiv i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se ka qenë pjesëmarrës në darkën e përvjetëshme të Biden Institute në University of Delaware që udhëhiqet nga Valerie Biden Owens, motra e Presidentit Joe Biden, e njohur edhe si ferma e parë në historinë politike të SHBA-ve që ka udhëhequr një fushatë presidenciale. Biden Institute është vatër e njerëzve më të afërt të Presidentit Biden.

“Të isha në këtë ngjarje në mesin e vetëm njëqind mysafirëve të përzgjedhur, dhe të bashkëbisedoja me znj. Biden ishte një ndjenjë e papërshkrueshme me fjalë. Me znj. Biden Owens folëm për të kaluarën dhe rolin kyç që asokohe Senatori Biden kishte luajtur, bashkë më kolegun e tij, ish-Kongresistin Joe DioGuardi, dhe Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e znj. Shirley Cloyes, për të sjellur lirinë e pavarësinë e Kosovës. Ky përkushtim nuk mungon as sot.  Familja Biden, në të cilën znj. Biden Owens, ka një rol vecanërisht të rëndësishëm, është e lidhur me Kosovën dhe është obligim yni që të ruajmë e ta sforcojmë këtë miqësi,” ka shkruar Bislimi.

Ai po ashtu ka shtuar se, nuk do kisha mund të imagjinoja një dhuratë më të mirë për këtë 15 vjetor të Pavarësisë së Kosovës,  sesa libri i znj. Valerie Biden Owens, “Growing Up Biden,” që pranova mbrëmë me një dedikim që më bënë më shumë se krenar. Znj. Valerie Biden Owens, në dedikimin në librin e saj për mua shkruan: “Ari, Fiona, e Olsa -- babai juaj është një njeri i jashtëzakonshëm që përpiqet për drejtësi e liri. Gjithë të mirat edhe për Norën; uroj të kënaqeni me leximin e këtij libri!”

“Dedikimi i shkruar në libër, mikëpritja kaq bujare dhe afërsia kaq e sinqertë e treguar nga znj. Biden janë testamenti më i mirë i punës dhe përkushtimit tim përmes Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane tash e mbi dy dekada për të zhvilluar e avansuar gjithëmonë miqësinë tonë unike me Shtetet e Bashkuara dhe vecanërisht me njerzit kyc që udhëheqin e kanë ndikim të drejtëpërdrejt në udhëheqjen e këtij vendi të bekuar,” ka thënë në fund Bislimi.

Postimi i plotë:

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat