Një rrugë me emrin e Ismail Qemalit, së shpejti realitet në Staten Island, New York – fryt i punës së veprimtarit të njohur Naser Nika

Amerika

Një rrugë me emrin e Ismail Qemalit, së shpejti realitet në Staten Island, New York – fryt i punës së veprimtarit të njohur Naser Nika

Nga: Beqir Sina Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 14:34
Naser Nika

Siç na kishte paralajmruar me parë aktivisti i njohur në Amerikë zoti Naser Nika se me iniciativën e tij së shpejti një rrugë në Staten Island, në New York do të marrë emrin e heroit tonë kombëtar Ismail Qemalit.

Te premten që kaloi me datën 17 shkurt 2023 ky propozim u votua në asamblenë e Këshillit Bashkiak të New Yorkut, tani mbetet të vendoset se cila rrugë në Staten Island, ku mendohet se jetojnë mbi 60 000 shqiptarë, do të marrë emrin e heroit tonë kombëtar.

Inaugurimi i rruges mendohet të bëhet në muajin maj të këtij viti.

Image
Naser Nika

Me këtë rast, zotëri Nika falenderon të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak që votuan për këtë propozim, por në veçanti falenderon Këshilltarin e zonës ku jeton, zotin David Carr.

Z. Nika është duke punuar me përfaqësuesit e Staten Island që gjuha shqipe të mësohet si gjuhë e dytë në ato shkolla ku ka një numër të konsiderueshëm të nxënësve shqiptarë dhe po ashtu na informon se është duke u angazhuar për të marrë lejen për ngritjen e një permendoreje të heroit tonë kombëtar Adem Jasharit në New York, sepse deri më tani nuk ka asnjë emër të ndonjë heroi tonë kombëtar, as përmendore.

Këto janë vetëm disa nga angazhimet e veprimtarit njohur shqiptaro-amerikan Naser Nika i cili po bën një punë të madhe për ngritjen e vlerave tona kombëtare në SHBA. Shpresojme të kemi më shumë aktivistë të tillë si Z. Nika.

Image
Naser Nika
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat