NEW YORK : Të mërkurën (datën 19 mars) në një nga rrugët kryesore - (Crosby Street), e pjesës së poshtme të qytetit Manhattan, u zhvillua ceremonia e zbulimit të muralit kushtuar prijësit legjendar arbënor Lekë Dukagjinit.
Portreti i Lekë Dukagjinit, me Kanunin në dorë, dhe rreth tij emblemën e stemës së shtetit shqiptar Shqiponjës me përkrenaren e Gjergj Kastrioti- Skëndërbeut, është murali i punuar dhe i kuruar nga Gjin Markaj- përmes të cilit përçohet mesazhi i vetëm i një gjëje me të vërtetë shumë e vyer, që mund të kapërcente shekuj të tërë për të ardhur gjer në ditët tona.
Ideator dhe kurator i këtij murali është Juristi Gjin Markaj, manxher i kompanisë De Maimon Corporation,Try Star Equities, New York NY, i mbështur nga dugagjinasit në Nju Jork, e për/rreth tij.
Në praninë e një grupi dukagjinas zbulimin e muralit Lekë Dugagjinit në Nju Jork, u krye nga Gjin Markaj, dhe Mark Qehaja i Shoqata Shqiptaro-Amerikane Skenderbej Inc.
Në, ndërkohë folën në këtë ceremoni, Gjin Markaj, Mark Qehaj, Ded Prendaj dhe Gjovalin Progni i ardhur nga Shqipëria.
Duke faleminderuar pjesëmarrësit në këtë veprimtari, organizatori i saj Gjin Markaj, tha se një vendë i vogël si Shqipëria, sot njifet, identifikohet e personifikohet në botë nëpërmjet tri figurave madhore të kombit shqiptar: Gjergj Kastrioti - Skenderbeu, Nëna Tereze dhe Lekë Dukagjini.
Murali, me personalitetin historik Prijesit Legjendar Lekë Dukagjini tha ai lidhet me kërkesën e dukagjinasve për vendosjen e Permendores së Lekë Dukagjinit në Qytetin e Shkodrës, një inisjativë e ndertimit të kësaj përmendorje, të munguar e cila është marrë nga emigrantët e Shalës e Shoshit në Amerikë e Itali:
"Shqiptarë nga të gjitha Trevat dhe në emigracion e mirëpritën me shumë kenaqesi, dhe pa interesa, paragjykime përkatësie fetare, krahinore e politike, duke dhënë kontributet financiare të nevojeshme për ndërtimin e kësaj permendorje."
Ndërsa, sipas tij Zef Muri artisti e skulptori, tashmë i sprovuar është autor i permendores e cila ka përfunduar në përmasa të mëdha, prej guri me mjeshtri e nivel të lart artistik, dhe pret të vendoset aty ku i takon në Shkodër.
Mark Qehaja i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane Skenderbej , tha se sot na mblodhi i në këtë tubim një figurë legjendare e shqiptarve , heroi kombëtar i popullit të vet, siç është cilësuar Lekë Dukagjini , udhëheqës i shquar i luftërave për liri. Prijési i një prej familjeve princerore më të mëdha të kohës familjes më kontribuese për atdheun. Një emër shumë i permendur edhe nga studius të ndryshëm, por asnjëherë i vendosur në vendin që ai e meritonte.
Qehaja tha se Amerika e mundësive të mëdha do bëhej sérish vendi i bekuar për të nderuar kétë shqiptarë të madh që vendi i tij nuk ia krijoi këtë mundësi dhe ja ka mohur deri tani.
"Ky mural Leke Dukagjinit në Nju Jork, éshté një vlerë kombëtare , kujtesë historike dhe nderim për këtë derë princërore që e lartësoi me shekuj emrin e shqiptarit. Lekë Dukagjini drejtoi një nga principatat me të fuqishme te asaj periudhe. Principatën e Dukagjineve që u vu në mbrojte të vendit nga ushtria atomane, duke luftuar në të gjitha betejat që zhvilloi Skenderbeu ,por dhe pas vdekjes së Skenderbeut ai udhëhoqi luftrat kundër atij pushtuesi barbarë" tha Qehaja .
Më pastaj Qehaj tha se Kanuni i Lekë Dukagjinit është një vepër monumentale dhe kontribut në thesarin e kulturës tonë kombëtare dhe asaj botëroree cila do mbetej në shekuj si një vepër unikale me frymë humaniste.
"Vendosja në vendin që Lekë Dukagjini meriton është një moment historic dhe i shumë pritur. Ai do të jetë edhe një thirrje e ndërgjegjes sonë kombëtare që figura të tilla madhore, që nuk i humbën shekujt nuk mund të humbasin nga neglizhenca, divergjeca apo fudulleku i disa pseudo historianeve e pseudo politikaneve dogmatike " tha ai.
Faleminderit të gjithë kontribusve e realizesve të këtij murali dhe nderim për këtë figurë të madhe e këtë vepër madhështore që nderon shqiptarinë e kombin tonë, përfundojë Mark Qehaja i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane Skenderbej.
Ded Prendaj tha se kjo është një ceremoni e thjesht për Princin legjendar të shqiptarve Lek Dokagjinin, e organizuar nga Gjin Markaj .
Patër Daniel Gjeçaj tha Prendaj ka një shprehje të cilën e ka lënë si amanet: “ Kudo kur të shkoni nëpër botë o shqiptar, merreni një copë Shqipëri me vete, merreni nje “kam” Dhe, me vete".
Andaj dhe ne sot këtu në qender të Nju Yorkut, kemi marrë me vete figurën e Princit té pricipatës së Dukagjinit Lekë Dukagjinin.
"Princi legjendar vazhdojë luftën pas vdekjes së Skenderbeut, ashtu si Gjergj Kastrioti që është kryeheroi ynë kombëtar. Prijësi ynë kishte një impakt të madh kombëtar në jetën sociale , shoqërore e kulturore të organizmit të familjes shqiptare deri në ditët tona" tha ai.
Prendaj, më pas duke faleminderuar zotin Gjin Markaj për inisiativën dhe gjithëçka ka bërë për këtë mural, u shpreh se besojë se ky mural në Nju Jork sado pak do të shërbejë si një fillim për rivlersimin e figurës së Lekë Dukagjinit.
Këngëtari i mirënjohur Gjovalin Progni i ndodhur në Nju Jork, mori pjesë në këtë aktivitet të dukagjinsve.
Ai u bëri thirrje historianve dhe studiuesve shqiptar duke thënë, nëse ndonjëri prej tyre nuk ka mbetur i emocionuar politikisht ose bazohet në ideologji, le ti drejtohen historisë tju drejtohen librave dhe thesarve të historisë botërore, që të bëjnë atë që edhe figura të tilla si Lekë Dukagjini, të rehabilitohen dhe kjo figurë historike të vendoset në vendin që e takon.
"Ndihem shumë i lumtur që mu dha mundësia, të marrë pjesë në këtë ceremoni, tha Progni , dhe ju faleminderojë ju si organizatorë, ju Gjin Markaj, ngaqë fati e deshte që unë të jem pjesë e kësaj ceremonie. Shpresojë dhe besojë që ky aktivitet i sotëm, dhe kjo vepër e juaja këtu në Nju Jork, të shërbej si piskam ndaj qeveritarve tanë të pafytyrë dhe të pashembullt, në Shqipëri, qoftë ata të pushtetit vendor dhe ata të pushtetit qendror, për mos pranimin e kërkesës së komunitetit dukagjinas, për vendosjen së memorialit të Lekë Dukagjinit në qytetin e Shkodrës".
Më tej, tha Progni se qytetarët e kan dhënë fjalën e tyre, për Lekë Dukagjinin e cila është figurë madhore me peshë historike kombëtare.
"Madje me shumë forcë dhe peshë, por nuk e di dhe nuk po e kuptojë se përse po pengohet a përse po vonohet. Është e trishtë aq sa e trupëshme që në Shkodër kan buste e memoriale figura dhe personazhe jashtë çdo influence historike kombëtare, dhe të mos pranohet vendosja e shtatores së Lekë Dukagjinit, Babait të së drejtës kanunore dhe të drejtës penale civile të asaj kohe" tha ai.