Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Patriotit Kolë Prek Gojçaj

Amerika

Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Patriotit Kolë Prek Gojçaj

Nga: Beqir Sina, New York Më: 8 qershor 2025 Në ora: 23:40
Kolë Prek Gojcaj

Kolë Prek Gojcaj lindi më 3 qershor 1936 në Hot, Mali i Zi, nga Prenk dhe Mria Gojcaj. Ai ndërroi jetë më 5 qershor 2025 në moshën 89 vjeç në Detroit - Miçigan. 

Lajmin për vdekjen e tij e morëm me dhimbje të thellë, dhe, përmes këtij telegrami ngushëllimi duam që në emër të aktivistëve, veprimtarve dhe ish themeluesit e Organizatorët e njesive vullnetare të UÇK-së, gjegjësisht ish- Batalionit Atlantiku në SHBA-së, familjes së të ndjerit, të afërmeve miqve dhe shokve t'u shprehim ngushëllimet e sinqerta për humbjen e prindit, mikut, e bashkëpuntorit tonë Kolë Prek - Gojçaj.

Prej më shumë se gjysmë shekulli në Amerikë, Kolë Prek-Gojçaj jetoi me shpirtin e një misionari të heshtur për çështjen kombëtare. Vizitat e tij të shpeshta në Shqipëri ishin një dëshmi e lidhjes së pashkëputshme me rrënjët. Ishte një njeri i besës, i fjalës së dhënë dhe i veprës së kryer me vizion të qartë dhe me guxim të palëkundur.

Kolë Prek - Gojçaj në komunitetin shqiptar në SHBA, shërbeu si Kryetar i Këshillit të Kishës së Shën Palit, ishte donator i palodhur dhe pjesëmarrës aktiv në çdo nismë për të ruajtur identitetin, kulturën dhe traditat tona. 

Biznesmen i suksesshëm, por mbi të gjitha patriot i devotshëm, Kola nuk mungoi kurrë në protestat, grevat dhe demonstratat për lirinë e Kosovës. Ishte ndër ata që i dhanë shpirt dhe mbështetje Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e ndihmuar financiarisht dhe moralisht, për çka më pas u nderua me titullin Veteran i UÇK-së dhe gëzonte respektin e pakufishëm të institucioneve kosovare.

Ngushëllime Familjes Gojçaj, miqve shokve dhe tanë Malëcisë në Miçigan, dhe SHBA. Punën e veprën tënde për çështjen shqiptare kombëtare do ta ruajmë e do ta kujtojmë me shumë krenari

Të qoftë i lehtë Dheu!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat