Nik Gjeloshaj takohet me drejtorin e përgjithshëm të Byrosë Federale të Hetimeve të SHBA-së (FBI), Kash Patel

Amerika

Nik Gjeloshaj takohet me drejtorin e përgjithshëm të Byrosë Federale të Hetimeve të SHBA-së (FBI), Kash Patel

Nga: Beqir Sina Më: 20 korrik 2025 Në ora: 07:12
Nik Gjeloshaj

Zëvendës/kryeministri për politikën ekonomike dhe ministër i zhvillimit ekonomik i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, është takuar në Uashington  me drejtorin e përgjithshëm të Byrosë Federale të Hetimeve të SHBA-së (FBI), Kash Patel, dhe ekipin e tij drejtues më 18 korrik 2025.

Gjatë takimit, thuhet se u diskutua për rëndësinë strategjike të Malit të Zi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe për domos/doshmërinë e respektimit të ligjit si kusht kyç për tërheqjen e investimeve nga vendet perëndimore dhe SHBA.

Nik Gjeloshaj - konfirmoi takimin përmes një postimi në platformën X, ku shprehu kënaqësinë për diskutimin me Drejtorin e FBI-së, Kash Patel, dhe ekipin e tij.

“Konfirmova përkushtimin e fuqishëm të Qeverisë së Malit të Zi për të qenë një partner i besueshëm”, është shprehur Gjeloshaj pas takimit.

Në një postim tjetër në X nga @mdukaj1 theksohet se Gjeloshaj rikonfirmoi angazhimin e fortë të Qeverisë së Malit të Zi për këto çështje.

Nuk ka asnjë informacion zyrtar se kush e ftoi Zëvendës/kryeministrin për politikën ekonomike dhe ministër i zhvillimit ekonomik i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, në Washington dhe përse u takua me me drejtorin e përgjithshëm të Byrosë Federale të Hetimeve të SHBA-së (FBI), Kash Patel, dhe ekipin e tij drejtues më 18 korrik 2025, për të "diskutuar"  për politikën ekonomike dhe zhvillimin ekonomik të Malit të Zi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat