Më 18 shtator 2025, Senati i Shteteve të Bashkuara miratoi njëherësh 48 kandidatë të nominuar nga Presidenti Donald Trump, duke shënuar një moment kyç në përshpejtimin e konfirmimeve për administratën e tij.
Ky vendim, i mundësuar nga ndryshime të reja në rregullat e Senatit, hap rrugën për plotësimin e qindra pozicioneve kyçe. Për shqiptarët, pyetja kryesore është: a do të përfshihen kësa radhe ambasadorët për Tiranën dhe Prishtinën në raundin e ardhshëm të emërimeve?
Ndryshimi i rregullave: "Përgjigjja ndaj Bllokadës"
Për muaj me radhë, demokratët vonuan konfirmimet e nominuave të Trump-it, duke këmbëngulur për votime individuale, çka shkaktoi një bllokadë të axhendës së Senatit. Si kundërpërgjigje, republikanët, të udhëhequr nga John Thune, miratuan rregulla të reja që lejojnë konfirmimin e grupeve të nominuave jo-gjyqësorë me një votë të vetme mazhoritare.
Sipas Thune, këto ndryshime synojnë të “rregullojnë një proces të prishur” dhe të përshpejtojnë formimin e administratës. Votimi për 48 kandidatët rezultoi 51-47, me mbështetje dypartiake në komisione.
Konfirmimet e fundit dhe ritmi i ri
ndër 48 të konfirmuarit spikasin figura si Jonathan Morrison, administrator i ri i Administratës Kombëtare për Sigurinë e Trafikut në Autostrada, dhe Kimberly Guilfoyle, ambasadore e SHBA-së në Greqi.
Me një "backlog" prej qindra nominimesh të mbetura, republikanët planifikojnë të konfirmojnë mbi 100 kandidatë të tjerë javën e ardhshme. Nga rreth 1,300 pozicione që kërkojnë konfirmim senatorial, vetëm 146 janë plotësuar deri tani, çka tregon urgjencën për të përshpejtuar procesin.
Pritshmëritë për Ballkanin, ambasadorët për Tiranën dhe Prishtinën
Ndërsa Senati përgatitet për raundin e ardhshëm, (javën tjetër) vëmendja e shqiptarëve është te mundësia e emërimeve të ambasadorëve për Shqipërinë dhe Kosovën. Këto pozicione janë kyçe për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht në kuadër të aleancës së NATO-s dhe bashkëpunimit në siguri dhe ekonomi.
Megjithse, nuk dihet ende nëse Trumpi do të zgjedhë lojalistë apo ekspertë për këto role, por ritmi i ri i konfirmimeve jep shpresë se emërimet për Ballkanin mund të shpallen së shpejti.
Trumpi : Një hap drejt konsolidimit të Administratës
Ndryshimi i rregullave të Senatit dhe konfirmimi i 48 nominuave reflektojnë ndarjet partiake në politikën amerikane, por edhe vendosmërinë e republikanëve për të mbështetur axhendën e Trump-it. Për Shqipërinë dhe Kosovën, emërimet e ardhshme të ambasadorëve mund të përcaktojnë drejtimin e marrëdhënieve me SHBA-në, duke pasqyruar prioritetet e politikës së jashtme amerikane në Ballkan.
A do të shohim emra të rinj për Tiranën dhe Prishtinën javën e ardhshme? Kjo mbetet për t’u parë!!!