Nga data 2 deri më 8 nëntor 2025, Shtetet e Bashkuara shpallën zyrtarisht Javën e Anti-Komunizmit, një mesazh i qartë dhe i fortë i administratës Trump kundër trashëgimisë komuniste.
Java e Antikomunizmit në SHBA kaloi pa asnjë vemendje në Shqipërinë e udhëhequr nga një qeveri socialiste, post komuniste. Sikur të mos mjaftonte kjo, ambasada shqiptare në Washington, nën drejtimin e ambasadorit Ervin Bushati, zgjodhi të dërgojë ftesa për të festuar 28 dhe 29 Nëntorin, duke mbajtur gjallë nostalgjinë për një datë që shënon edhe fillimin e sundimit komunist.
Kjo tregon se ndërsa Shtetet e Bashkuara bëjnë përpjekje të vetëdijshme për të venë në dukje se në botën e sotme nuk ka vend për nostalgji ndaj komunizmit, disa struktura diplomatike shqiptare ende zgjedhin ta përkujtojnë atë, nën pretekstin se po nderojnë luftën kundër nazi-fashizmit.
Një detaj domethënës është se, këtë vit, ambasada amerikane në Tiranë nuk e përkujtoi 29 Nëntorin, një ndryshim i qartë që reflekton pikërisht qasjen më të ashpër të administratës Trump ndaj komunizmit.
Është e pakuptueshme se si në të kaluarën personeli i ambasadës së SHBA në Tiranë, ose elementë të veçantë brenda tij, arrinte ta përfshinte 29 nëntorin në axhendën e përkujtimeve në faqet online.
Duhet thënë se është diçka fare pa shije që data 29 nëntor, e cila nga shumë shqiptarë shihet si një ditë e errët dhe përçarëse e historisë, të përkujtohet në ambasadën e Shqipërisë në Washington, pra në kryeqendrën botërore të anti-komunizmit.
Këtu nuk është fjala për një gjest të paqëllimshëm apo për një dilemë thjesht historike. Është një zgjedhje e vetëdijshme për të ruajtur një narrativë që mban ende gjallë hijet e së kaluarës.
Për Shqipërinë, ky është një moment reflektimi i domosdoshëm që të zgjedhë mes një të ardhmeje të orientuar drejt vlerave demokratike apo një të kaluare që u solli shqiptarëve vuajtje të patreguara.
Është thelbësore të kuptohet se përkujtimi i 29 Nëntorit, në një kontekst ku nostalgjia për komunizmin ende ekziston, është më shumë se një çështje simbolike.
Është një test për shoqërinë shqiptare dhe për diplomacinë e saj se a jemi gati të përqafojmë një qasje të re, që njeh vuajtjet e së kaluarës dhe e ndan qartë lirinë nga shtypja?
E gjithë kjo vjen në një zhvillim që ka trazuar komunitetin shqiptar në SHBA, ku Ambasada e Shqipërisë në Washington DC, personalisht ambasador Ervin Bushati kishte shpërndarë ftesa për një event diplomatik duke përfshirë datën 29 nëntor si festë zyrtare, duke rikthyer në pah trashëgiminë e rëndë të diktaturës komuniste edhe në diasporë.
Ambasadori Ervin Bushati, i emëruar në vitin 2023, i dërgoi këto ftesa për një pritje festive në nder të 81-vjetorit - Ditës së Çlirimit (1944), një datë që nën regjimin e Enver Hoxhës shënonte “çlirimin” nga okupatorët nazifashistë, por sot shihet nga shumë si simbol i pushtimit të terrorit komunist për 45 vjet.
Kjo veprimtari, e zhvilluar mbrëm me 2 dhjetor 2025, dhe ka ditë që nxitur kritika të ashpra në rrjetet sociale dhe midis mërgimtarëve, duke e quajtur një “regres drejt së shkuarës së errët”.
29 nëntori, festë zyrtare sipas kalendarit shqiptar, vazhdon të jetë ditë pushimi publik, por debati rreth saj është i vazhdueshëm që nga rënia e komunizmit në 1991.
Në Shqipëri, opozita ka kërkuar shpesh heqjen e saj si festë, duke e lidhur me fillimin e 46 viteve të izolimit, burgosjeve politike dhe mijëra viktima. Në SHBA, ku jetojnë rreth 500 mijë shqiptarë, ky veprim i ambasadës shihet si një mosrespektim sidomos ndaj diasporës së vjetër, që u iku nga kjo datë .
“Është e papranueshme që një ambasador i Republikës së Shqipërisë të promovojë simbolet e diktaturës në zemër të demokracisë”, shkroi një ish-i arratisur politik, pjesmarrës në protestat anti-komuniste në një postim në Facebook, duke mbledhur më pas mijëra komente dhe mbështetje.
Ambasada, e drejtuar nga Bushati një ish deputet i PS, dhe kryetar i degës së Tiranës, na e argumentojë këtë në festën e Vatrës se eventi i ambasadës synon të festojë “histori të përbashkët” dhe lidhjet kulturore, pa theksuar aspektin ideologjik.
Megjithatë, ftesat, të dërguara me logo zyrtare dhe datën e shënuar 81- vjetorin si “Ditën e Çlirimit”, kanë rikthyer kujtime të hidhura.
Burime nga rrjetet sociale thanë se pjestar të komuniteti shqiptaro-amerikan, i organizuar në organizata anti komuniste , ka reaguar me një letër të hapur drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, duke kërkuar sqarime .
“Kjo nuk është diplomaci, por nostalgji për Enverin”, thuhet në letër, duke nënvizuar se 28 nëntori (Dita e Pavarësisë) mbetet simboli i vërtetë i lirisë e jo 29 nëntori që është i debatueshem .
Ky incident(festimi i 29 nëntorit) vjen në një kohë kur Shqipëria përgatitet për Konferencën e Ambasadorëve “Diplo 2025”, ku do të diskutohet politika e jashtme.
Kritikët e lidhin këtë me qeverinë aktuale, duke e akuzuar për mosdeklarim të plotë me të kaluarën komuniste. Në fakt, sipas një raporti të Institutit të Studimeve Politike, mbi 60% e shqiptarëve mendojnë se data e 29 nëntorit, duhet zëvendësuar me një ditë të re kushtetuese.
Më 29 nëntor ambasada e Serbisë festoi 81-vjetorin e çlirimit.
Por, ajo që bie në sy shkruajnë në kometet e tyre shqiptarët, : në Washington, duket se kjo ka ndikuar edhe në marrëdhëniet me Uashingtonin, me Shqipërinë duke rrezikuar mbështetjen për integrimin europian të Shqipërisë.
Në mesazhet e urimit për festën kombëtare 28 nëntorin Ditën e Pavarësisë që tradicionalisht dërgon Sekretari amerikan i Shtetit, kurrë nuk përmendet 29 nëntori.
Ndërkohë, që për diasporën e vjetër, prindërit e të cilëve shpesh ikën pikërisht nga regjimi i Hoxhës, kjo është një plagë e hapur. “Ne festojmë me dekada vetëm Pavarësinë, jo ‘çlirimin’ që solli zinxhirët e reja”, thotë një ish- i arratisur.
Së fundmi ,një gjë është e qartë: se reminiscencat e komunizmit nuk zhduken lehtë, edhe në distancë oqeanike, edhe në "Java e Antikomunizmit" në SHBA