Dialektika e Hegelit - Një model për gazetarinë

Analiza

Dialektika e Hegelit - Një model për gazetarinë

Nga: Zejnullah Jakupi Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 15:15
Zejnullah Jakupi

Është shumë interesante, së pari të kuptohet pastaj edhe të përdoret dialektika e Hegelit si model për të përshkruar fenomene të ndryshme shoqëroro-politiko-filozofike, jetën e përditshme, proceset historike etj. Madje, Dialektika e Hegelit do të mund të përdoret edhe në gazetarinë e lajmeve, për t´i përshkruar se si zhvillohet ky proces.

Një krahasim i tillë po bëhet për herë të parë. ky paraqet në mënyrë modeluese bërjen e lajmit, se si arrin një lajm, nga burimi i dorës së parë, tek gazetari dhe nga andej tek botimi i tij nga mediumi i caktuar është një proces. Ky proces është një cikël i cili niset nga një stacion në tjetrin. Nga konsumimi i lajmit dhe riprodhimi i tij, duke u kthyerë pastaj tek gjeneza.

Hyrje - Dialektika e Hegelit

Duhet që në fillim ta themi, gjithashtu se Hegeli (Georg Wilhelm Friedrich Hegel) është i vështirë të kuptohet. Kjo është edhe arsyeja pse ai shpesh keqkuptohet ose konsiderohet si revolucionar. Siç dihet, Hegel e kreu doktoraturën por ju dashtë të merret me mësimdhënie në shkollë, edhe si drejtor i shkollës. Karrierën si profesor e arriti shumë vonë, para se ti mbush 50, (ashtu ndodhi edhe me I. Kantin). Hegeli vdiq në moshën 61 nga smundja e kolerës, e përhapur shumë në atë kohë. Pa Hegelin, thuhet nga biografët e tij, nuk do të kishte idealizëm gjerman, si nuk do të kishte as Karl Marks. E Marksi, nga ana e tij, u frymëzua nga Hegel, por siç thuhet shpesh, Marksi e ktheu idealizimin gjerman me kokë te poshtë, ose Marksi u frymëzua dhe e transferojë Dialektikën e Hegelit në materializimin dialektik. Hegeli i kishte mundësitë materiale më të mira në krahasim me filozofët tjera, si Karl Marks, David Hume, Arthur Schoppenhauer etj, për tu marrë me filozofi ose kishte mundësi më të mira materiale t´i përkushtohej asaj, pasi që babai i tij i la një pasuri, e cila i´a mundësoi atij t´ju përkushtohet studimeve. Hegeli u habilitua në Jena, aty ku kolegu i tij Shelling ishte profesor i cili gjithashtu edhe me ndihmën e Gotes i ndihmuan atij për tu bërë profesor, edhe pse në fillimin e karrierës si profesor ai nuk merrte honorar për punën e tij.

Fenomenologjia e mendjes ose dialektika e shpirtit

Natyra përmban një strukturë, e ndarë në sistem dhe nënsistem. (Një ndarje të tillë e gjejmë tek Niklas Luhmann). Si ilustrohet mendimi mbi dialektikën e Hegelit? Me shprehjet: Teza, sinteza, antiteza dhe sërish teza.

Biografët e kanë ilustruar dialektikën e tij me shembullin me trëndafilin. S´pari (kemi tezën) e cila bazuar në shembullin e filluar nis me trungun e një trandëfili, ku dallojmë; trupin (trungun) pastaj gonxhet (sinteza) dhe në fund frutin (antiteza) dhe serish trupi (teza). Trandafili, na paraqitet në struktura, në forma të ndryshme të cilat, vetëm mund të shihen si tërësi. Pra, nuk mund të ketë fryt (lule) pa trung, ose pa rrënjët, të cilat transmetojnë mineralet në trung dhe nga andej drejt degëzimeve tjera e deri tek gonxhet dhe shpërthimi i tyre në lule dhe nga andej do të pasonte formimi i frutit. Të gjitha këto faza janë momente të një procesi. Dhe, rrugëtim i këtij procesi nga mbirja, gonxhimi, lulëzimi, e deri tek frutëzimi si tërësi, siç thoshte Hegeli, është ajo që ne do e quajmë „bima“, ose më saktë, ´trandafili´ i njëmendtë.

Një proces i tillë kalon në disa etapa, nga trupi tek gonxha e cila pastaj transformohet ose hapet në lule dhe finalizohet në frut. Ky proces kalon nga një formë në formën tjetër. Nuk mund të flasim për trandafilin, nëse e shikojmë vetëm një etapë, pra vetëm trungun, ose lulen, por as vetëm frutin, sepse trupi nuk është lule, por as lulja nuk është frut, e kështu me radhë, pra nëse nuk ndodh lulëzimi, nuk mund ta konsiderojmë si të tillë procesin, të përmbyllur, përpos që mund ta paramendojmë në përfytyrimin tonë.

Format e tilla të transformimit janë të ndara ose duhet t´i shikojmë si të tilla, dhe secila është ose qëndron në kundërthënie mes veti. Thënë ndryshe, secila prej tyre e mohojnë njëra-tjetrën, por pavarësisht saj, natyra i bënë si një moment të një unjësimi organik. Nisur nga kjo pikëpamje, çdo formë e transformimit shihet si një domosdoshmëri e cila e përmbyll ciklin e jetës, pra e definon formën dhe pamjen në tërësi, e ilustruar me shembullin e trandafilit. Dynamika e cila e përshkruan procesin në fjalë, të ilustruar me trandafilin dhe transformimin e tij, nga një form në tjetrën, është momenti i cili e definon, sipas Hegelit, të vërtetën e përgjithshme. Bazuar në këtë premisë, çdo gjë ndyshon dhe bëhet kundërshtim i secilës pjesë ndaj pjesës tjetër, duke u kthyerë në formën e saj të përgjithshme. Procesi i tillë , kur jemi te trandafili, nuk përfundon me çeljen e frytit, sepse edhe pas këtij procesi, fillon hedhja e farës, dhe sërish nis procesi i ri i lulëzimit në pranverë. (Analizo gjithashtu si bëhet ndërrimi i stinëve të vitit; edhe pas verës vjen, vjeshta, e pas vjeshtës dimëri dhe sërish pas dimërit pranvera dhe vera e kështu me radhë deri në infinit) në radhitjen: Teza, sinteza, antiteza dhe sërish teza.

Çdo stad i këtij procesi shoqërohet me mënjanimin e një forme cikli të caktuar, dhe kalimi tek cikli tjetër, pra, gonxhimi mënjanohet përmes lulëzimit, ndërsa pas lulëzimit, pasi të vyshket lulja, vije fruti dhe sërish nis pastaj nga e para, krijohet mundësia sërish të nis procesi i ri.

Të njëjtin proces mund ta aplikojmë edhe tek njeriu, ose se si e shohim procesin e jetës së tij. Fillimi ose lindja e njeriut ( koha si fëmijë), pastaj si i ri, etapa tjetër do ishte mosha mesatarja dhe në fund koha e pleqërisë. Në secilin stad, ruhet forma, e etapës së caktuar, si process, por më vonë secila duhet të menjanohet, për të kaluar në formën tjetër. Prandaj, edhe jeta e njeriut, si e tillë vlerësohet si tërësi vetëm si proces i tërsishëm, i cili na pasqyron saktë jetën e plotë të tij. Ky rreth është struktura e natyrës së gjallë, e cila e bënë të mundshëm këtë process, i cili duket të jetë i tërsishëm. Për ta kuptuar këtë dinamikë të procesit, mendja jonë duhet të vihet në lëvizje, për këtë Hegel e kishte verë në funksion, siç e ilustruam, një formë të re të mendimit, pra, dialektikën, kur së pari shtronte tezën, pastaj sintezën, antitezën e cila i mënjanon këto dyja të parat dhe sërish vazhdohet me tezën.

Kjo dialektikë i përgjigjet të vërtetës së vërtetë. Kjo mënyrë e mendimit është deri diku revolucionare, sepse dialektika e tejkalon logjikën e zakonshme të kundërthënies e cila është forma e mendimit logjik. Dialektika nuk i vlerëson kundërthëniet si simptome të një mendimi të gabuar,por si momente të së vërtetës. Natyra, thoshte Hegel, ka nevojë për kundërthëniet, sepse ato i nevoiten për zhvillimin e saj. Edhe me mendjen, i duhet të sillet në të njëjtën mënyrë. Kundërshtimi ose kundërthënia është pasqyra e të së vërtetës, jo ajo e gabueshmes. Ky përshkrim kompleks e bënë të kuptuarit të mendimit filozofik të Hegelit shumë të vështirë, pra e bënë atë një kaos të vërtet. I gjithë procesi duket si një lum i tërbuar në lëvizje dhe vetëm kur e analizojmë rrjedhën e lumit në tërësi, mund ta kuptojmë, se si ka ardhur deri në atë formën kur lumi del nga shtrati dhe rikthehet sërish në shtratin e tij. Ngashëm duhet ta kuptojmë edhe zhvillimin historik të ngjarjeve në Kosovë: s´ pari përpjekja për flamur, univerzitet, pastaj demonstrata, pastaj pason internacionalizimi i çështjes së Kosovës dhe lufta e UÇK-së, bisedimet në Rambuje dhe shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008. Por si duket nga zhvillimet aktuale, shpresoj të mos vijmë sërish, tek fillimi, te teza: A duhet të ndahet Kosova ose të vazhdojë ashtu, siç ishte shpallur? (Shih debatin kontravers dhe të emëruar si "Shkëmbim territoresh" në opinion publik dhe kanale diplomatike, por tani kohët e fundit, për të mirë, duket të jetë mënjanuar).

Si rikapitullim duhet thënë: Nëse e vërteta dhe njohja me të është aq e ndryshme prej njëra-tjetrës, kjo nuk do të thotë se këto të dyjat janë të ndryshme, atje natyrë, këtu tavolinë, në një rast tjetër vetëm si gjësend, ose si simbolikë dhe si përfundim ose mund të ishte vetëm projeksion në mendimin tonë. Unjësimi duhet të kristalizohet dhe të marrë formën e strukturuar. (PS:Kushtuar Lidhjes se Prizrenit, mbase edhe formimi i kombit duhet të shihet si proces).

Dilektika e Hegelit dhe lajmi

Si përçohet lajmi nga burimi deri tek publiku? Sipas modelit të Hegelit, teza, sinteza, antiteza dhe sërish teza siç shpjeguam më lartë, mund të analizohet edhe procesi i informacionit nga burimi i tij e deri tek produkti final kur ai jepet në studio, në TV, Radio apo gazetë të shtypur dhe online.

Siç dihet nga shkenca e komunikimit, sipas shkencëtarit Hans Mathias Kepplinger, ngjarjet dhe lajmet rret tyre mund të  jenë; genuine, të mediatizuara, apo edhe të inskenuara. Sipas këtij shablloni mund t´i klafikojmë edhe lajmet. Lajmi vije nga burimi siç vije uji. Ashtu siç e përshkruam në rastin e trandafilit. Së pari egziston një burim. Për shembull: Kjo mund të jete një ngjarje (genuine), një termet, aksident në komunikacion dhe mediat raportojnë për këtë ngjarje. Në momentin kur ndodh ngjarja, ajo është inegzistente për deri sa nuk bëhet publike. Lajmi vije në jetë nga ai që e formulon, sikur gonxhet e trandafilit kur nisin të qelin. Para se të nis lajmi, egziston paqja ose njeriu është duke udhëtuar me një auto, këtu është fillimi dhe askush nuk din se do ndodh diçka dhe pastaj në rastin e ndeshjes në komunikacion lajmëron policia dhe aty shkojnë gazetarët ose lajmi jepet nga policia. Deri sa lajmi është duke u krijuar në polici nuk dihet akoma si do të jetë. Lajmi në këtë stad është në nivelin e tezës. Më pas ai dërgohet tek medium si komunikatë shtypi. Në momentin kur lajmi arrinë në studio dhe gazetari fillon ta redaktojë, ai ndryshon formë. Gazetari/Redaktori do ta shkurtojë ose shtojë dhe ta përshtas, sipas rregullave të gazetarisë. Me këtë rast do vije në pyetje sinteza dhe pasi të jetë redaktuar- emitohet, shtypet etj dhe arrin tek audienca. Nërastin kur arrin tek publiku, lajmi arrin në formën e antitezës. Në këtë formë siç arrinë, ai nuk është siç ishte në momentin kur policia apo gazetari në vendin e ngjarjes e ka përpiluar atë. Në stadin e fundit na paraqitet publiku i cili e recipon, e konsumon lajmin/ raportin dhe e interpreton atë. Sipas Cultural Studies çdo produkt kulturor, përfshirë këtu edhe lajmet, e arrinë ta përmbyll procesin kur arrin tek publiku dhe kur ky i fundit e bënë leximin e saj. Këtë fazë mund ta quajmë si tezë, e cila është faza fillestare por njëkohesisht edhe e fundit dhe sërish ajo kthehet në studio, ose tek ngjarja fillestare. Në këtë rast publiku, mund të mos e besojë ose ta besojë dhe ta interpretojë lajmin sipas aftësisë së tij. Rol vendimtar në interpretimin apo leximin e lajmit do të luanin faktorët shoqëroro-politik ekonomik dhe ata psikologjik etj. Nga këtu mund ta fomulojmë tezën duke u mbështetur në tezën e Hegelit se edhe lajmi si produkt kulturor përshkon një proces zingjirë dhe si i tillë bëhet ose arrinë ta përfundojë procesin si të tillë kur i kalon të gjitha fazat ose stadet tek pastaj mund të konkudojmë se mund të quhet i përmbyllur cikli i këtij procesi. Mbetet gjithsesi për të diskutuar se sa vije në veprim negocimi gjatë bërjes së lajmit. Shpesh vrejmë në praktikë, siç është zakon, një kolaborim mes zëdhënesit të shtypit dhe medieve dhe anasjelltas kur gazetarët kërkojnë informim nga ata. Ky bashkëpunim në këtë rast është i dyanshëm dhe mund ta quajmë si një proces dependent.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat