Blloku i ri evropian dhe bota postCovid

Analiza

Blloku i ri evropian dhe bota postCovid

Nga: Lorenzo Vita Më: 25 qershor 2021 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Raundi i parë i zgjedhjeve lokale në Francë, që pason zgjedhjet lokale të kohëve të fundit në Madrid, por edhe në Gjermani, mori në një farë mënyre tiparet e një laboratori politik dhe kulturor. Po kështu ndodhi disa vjet më parë, gjatë zgjedhjeve lokale në Andaluzi, dhe koalicionit midis Partisë Popullore dhe Vox, që i dha fund historinë së bastionit të kuq spanjoll.

Pastaj është edhe një e djathtë e përbërë, në të cilën po institucionalizohet “ekstremi”. Dhe pastaj ekziston një pjesë e moderuar që ri-hyn në lojë, pasi ishte konsideruar për vite me radhë si e destinuar të dorëzohej për shkak të një logjike të re politike botërore.

Bota post-Covid

Ajo që ka ndodhur gjatë viteve të fundit është e vështirë të përmblidhet. Nga njëra anë vala populiste/sovraniste lindi nga kërkesa momentale dhe reale, të cilat pandemia në një farë mënyre i ka eleminuar. Kjo jo sepse globalizimi apo BE-ja i kanë dhënë përgjigje problemeve, përkundrazi kjo nuk ka ndodhur.

Por sepse opinioni publik është fokusuar tek një problem tjetër, i një natyre ekonomike dhe shëndetësore, që për herë të parë ka bërë që të dominojnë fjalimet e natyrës teknike. Kjo gjë  kontribuoi qartazi në një diskutim më pak të polarizuar dhe në lidhje me fusha që ende nuk ishin prekur nga debati politik vitet e fundit.

Dhe kjo krijoi terren për arritjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit të vazhdueshëm midis palëve. Gjithashtu edhe në lidhje me raundet më të fundit elektorale, ka mbizotëruar kërkesa për të ripërtërirë një sistem që identifikohet vazhdimisht në “normalitetin e ri”.

Dhe për këtë është e qartë se në këtë fazë, për shkak të frikës së një natyre ekonomike, kërkesat për rikthim në jetën normale dhe tek liria, por në të njëjtën kohë për shkak të frikës së gjeneruar nga virusi dhe kriza, sot po diskutohet mbi një bllok partish,të cilat më shumë ose më pak përfaqësojnë të njëjtën ide. Por kjo bëhet pa dominuar diskurset ideologjike që janë fëmijë (ose ishin fëmijë) të një realiteti ekonomik dhe shoqëror para-Covidian.

Sovranistët dhe të moderuarit në ekuilibër

Ndërkohë ekziston një dallim nga të dyja zonat e së djathtës me synimi ri-balancimin. Në Evropë qendra ka abdikuar, krahasuar me disa vjet më parë, me logjikë anti-sovraniste që ka karakterizuar disa parti të mëdha “të moderuara”.

Shumë parti janë përpjekur që të fitojnë konsensus në të djathtë, duke u atashuar me

linja ideologjike më pak të mjegullta (CDU me CSU, Republikanët, Partia Popullore, konservatorët britanikë), duke imponuar kësisoj një diskurs më të theksuar “konservator”. Disa udhëheqës të qendrës si Angela Merkel apo Emanuel Makron, kanë ndjekur politika thelbësisht sovrane, edhe nëse ato paraqiten si përgjigja ndaj kësaj epoke.

Dhe lëvizja shumë larg në të majtë nuk e ka tërhequr kurrë klasën e mesme, e cila e ka parë prej kohësh veten të huaj ndaj disa shtytjeve ultra-progresive ose radikale që joshin shumë parti socialdemokrate.

Megjithatë, udhëheqës të tjerë të akuzuar si sovranistë, si Boris Xhonson apo Sebastian Kurc, kanë treguar se ata janë në gjendje ta menaxhojnë vendin e tyre pa e çuar atë drejt katastrofës. Dhe e kanë bërë këtë duke iu bashkuar linjave të moderuara ideologjike që synonin paqësimin mediatik, politik, diplomatik dhe ekonomik që ishte i nevojshëm për të vazhduar betejat që i kishin çuar ata në qeveri, nga Brexit, tek kontrolli i kufirit.

Era Amerikane

Më në fund, çështja botërore, përkatësisht Lufta e re e Ftohtë që po e karakterizon botën. Me presidencën Trump dhe mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë ndaj lëvizjeve përçarëse ose kritike drejt BE-së, Uashingtoni u duk se ishte një forcë lëvizëse pas të ashtuquajturit “ sovranizmi ndërkombëtar”.

Megjithatë, ai rrjet i shkëlqyeshëm kontaktesh, idesh dhe mbështetjes së linjave të caktuara strategjike, u çaktivizua kur Shtetet e Bashkuara zgjodhën të rikonfirmojnë si boshtin Atlantik, ashtu edhe mbështetjen për një linjë të moderuar.

Shtëpia e Bardhë po e sheh sërish Evropën si një bllok të vetëm të demokracive me të cilat ajo është lidhur – siç e ka përsëritur shpesh Xho Bajden -të cilat janë bashkuar për t’u përballur me një kundërshtar sistematik. Dhe tani, Evropa po sillet në mënyrë perfekte në përputhje me administratën e re të SHBA-së.

Brukseli duket se është bërë sërish themelor, por më shumë si një seli e NATO-s sesa e BE-së. Ndërsa partnerët evropianë, pak a shumë në mënyrë të qartë, po rikonfirmojnë një lidhje me SHBA-në, e cila ishte shfaqur e dobët vitet e fundit.

Edhe në këtë kuptim, fronti i qendrës së djathtë është një përgjigje evropiane ndaj një nevoje ndërkombëtare, për të shmangur përçarjetnë një luftë të ftohtë botërore që ka ende anët e saj të errëta. / bota.al

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat