Sa gjatë mund të vazhdojë kjo?

Analizë

Sa gjatë mund të vazhdojë kjo?

Nga: Hamdi Rafuna Më: 28 korrik 2025 Në ora: 21:34
Ilustrim

Në një konferencë për shtyp në Jerusalem, organizuar nga mjekë dhe udhëheqës të dy organizatave më të njohura izraelite për të drejtat e njeriut në Izrael, (B'Tselem dhe Mjekët për të Drejtat e Njeriut) u tha diçka e mirë, sepse rrallë herë, këta kanë sjellë lajme të mira.

Vërtetë e kanë përcjellë pushtimin izraelit të Bregut Perëndimor dhe Gazës për më shumë se një gjeneratë, por kësaj rradhe u deklaruen më ndryshe!

Zërat e tyre dridheshin, por edhe dëshpërimi fshihej prapa secilës fjali!

“Thellësisht, ne nuk mund ta bindnim veten se Izraeli do ta shkatërronte Gazën në mënyrë të qartë, sistematike dhe të planifikuar”, tha Kareem Jubran, një palestinez nga Jerusalemi Lindor me B’Tselem.

Përfundimi i raporteve të paraqitura ishte thellësisht i ndjeshëm;

“Veprimet e Izraelit kundër palestinezëve u  trajtuan si gjenocid”!

“Asgjë nuk është parapërgatit për ne që të kuptojmë  se jemi pjesë e një shoqërie që po kryen gjenocid. Është një moment thellësisht i dhimbshëm për të gjithë ne”, tha Yuli Novak, drejtori i përgjithshëm i së njëjtës organizatë.

Akuzat nuk janë të reja, ato hidhen poshtë kategorikisht nga autoritetet izraelite, të cilat fajësojnë Hamasin për luftën.

B’Tselem dhe Mjekët për të Drejtat e Njeriut janë organizatat e para të njohura izraelite që e bëjnë këtë, kurse fakti që ato vijnë nga brendia e Izraelit u jep akuzave fuqinë e  shtesës politike….!

Nga ana evropiane, kishte vend për një qasje më kritike ndaj Izraelit, por kryesisht kanë qenë fjalë boshe dhe goditje politike në ajër.

Shumica e shteteve të botës i përgjigjen një zgjidhjeje me dy shtete, por kur pyeten se si duhet të zgjidhet konflikti, si duhet të krijohet një shtet palestinez, i cili duhet të jetë një fqinj i mirë i Izraelit…..( ekziston një hendek gjithnjë e më i gjerë midis asaj që flitet ndërkombëtarisht dhe asaj që po zhvillohet në Gaza.

Franca po përpiqet të krijojë një dinamikë të re deri në shtator, duke u bërë vendi i parë nga të mëdhenjët e perëndimit që thotë se do ta njohë Palestinën me shumë mundësi në bashkëpunim me disa vende arabe!

Kjo përpjekje ka shtruar një lloj presioni mbi Britaninë dhe Gjermaninë që të bëjnë të njëjtën gjë.

"Ne duhet ta bëjmë këtë, përderisa ekziston mundësia që të kemi një shtet palestinez! Kjo mundësi nuk do të përsëritet, nëse presim për më shumë kohë", thotë Sarah Champion, një deputete laburiste. Ajo dëshiron që Britania t'i bashkohet njohjes franceze.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat