“Muzeu Nazist”: Si e mashtron Putini popullin e vet!

Analizë

“Muzeu Nazist”: Si e mashtron Putini popullin e vet!

Nga: Julie Fedor, Profesoreshë në Universitetin e Melburnit! Më: 25 gusht 2025 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Profesoresha Julie Fedor përshkruan se si ushtarëve rusë u kërkohet të mbledhin objekte për muze; (lodra fëmijësh me gjak, shiringa dhe produkte perëndimore.)!

Këto të fundit do t'i ekspozojnë për të provuar se NATO është në Ukrainë, kjo është në të vërtetë lufta e Rusisë kundër NATO-s, thotë Fedor.

Thuhet gjithashtu se ata kanë mbledhur 13,000 objekte të tilla, por është interesant të theksohet se të gjitha gjërat lidhen me simbole nacionaliste! Gazeta e pavarur ruse Meduza ka vizituar një nga ekspozitat e KGB  në Moskë!

“  Në mes të një salle vërehet një flamur ukrainas me fraza të shkruara me tush në gjuhën ukrainase;

(Ukraina e Bashkuar, Lavdi Ukrainës! Lavdi heronjve dhe Ukrainë, të duam! Je më e mira! Mariupol, je me ne)!

Pranë këtij flamuri, në një raft të një vitrine qelqi, qëndron një filxhan me një kryq të thyer!! 

Nuk është e kjartë se si, dhe pse ky filxhan përfundon në këtë ekspozitë, ose çfarë lidhjeje ka me Ukrainën, shkruan gazeta!

Dihet se në Perëndim, muzetë përherë kanë lidhje të ngushta me universitetet, kurse në Rusi, këto lidhje të muzeut janë të lidhura ngushtë me shërbimet e inteligjencës dhe të sigurisë për të ndërlidhë "nazismin” e Ukrainës kundër popullin rus.

Kjo është narrativë e jashtëzakonshme  dhe mashtruese, thotë profesoresha për Nettavisen.

Ajo thekson gjithashtu se, këto ekspozita shetiten nëpër Rusi, por kryesisht në zonat më të largëta, sepse shumica e atyre që luftojnë për Putinin në Ukrainë janë pakica të rekrutuara nga zona të varfra rurale dhe jo nga qytetet e mëdha.

– Pra, qëllimi i kësaj ekspozitave lëvizëse është t'u shpjegojnë njerëzve pse bijtë dhe burrat e tyre po vriten në Ukrainë dhe për çfarë po luftojnë. 

Rusia po përpiqet të falcifikon historinë, se kjo është një vazhdimësi  e Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Rusia, ende po përpiqet ta çlirojë botën nga fashizmi dhe nazismi thotë Fedor!

Pra, qëllimi i “muzeut mashtrues”  është të “demostrojnë” lidhjet e ngushta midis “nacionalistëve modernë ukrainas” dhe bashkëpunëtorëve të Luftës së Madhe Patriotike (Lufta e Dytë Botërore, shënim i red.)

– Gjatë ekspeditave të rregullta në “territorin e operacionit special ushtarak”, anëtarët e grupit mbledhin prova materiale të rritjes së ideologjisë neonaziste në Ukrainë dhe prova të pjesëmarrjes në shkallë të plotë të vendeve të NATO-s në konflikt. 

Pra, rusët edhe më heret kanë  pikturua pamje, sikur ukrainasit e kanë harruar identitetin e tyre "të vërtetë" si rusë dhe se janë infektuar me një identitet të rremë! Ky identitet duhet të zhduket para se të përhapet në Rusi. Kjo është në përputhje me pikëpamjen imperialist të Rusisë se Ukrainës i mungon sovraniteti i vërtetë dhe se ukrainasit e kanë humbur të drejtën për t'u parë si qenie njerëzore, përfundon profesoreshe australiane!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat