Ne kemi aq shumë frikë nga kritikat dhe mosmarrëveshjet, prandaj kështu pengojmë zhvillimin pozitiv, shkruan autori i tekstit në vijim!
Ky paradoks thartëson kulturën norvegjeze. Ne kemi një ligj, Ligjin Jante - i cili n’a paralajmëron të mos besojmë se jemi dikushi. Ne kemi një formë t’shpeshtë të debatit të qëllimshëm, për të mbërri në një platformë të përbashkët dhe të padëmshme, por jo për të gjetë zgjidhjen më të mirë.
Kemi një shkollë që flet pa pushim për "inovacionin", por në praktikë shpërblen konformitetin.
Rezultati është, një shoqëri mjeshtërish në menaxhimin e status quo-së, por që dridhet përballë kritikave të vërteta dhe ideve radikale. Jemi bërë aq të frikësuar nga gabimet saqë çimentojmë mediokritetin.
Filozofi Karl Popper kishte një pikëpamje të thjeshtë për këtë: “E gjithë jeta është zgjidhje e problemeve". Ne, nga ana tjetër, duket se besojmë se e gjithë jeta është shmangësim nga problemet.
Kjo dëshirë për t’u shmangur nga gabimet, sipas fizikantit britanik David Deutsch, është shenja dalluese e një shoqërie statike. Një shoqëri statike e projektuar për të ruajtur traditat dhe për të parandaluar gabimet.
“Konflikti shmanget, problemi mbetet i pazgjidhur.”
Një shoqëri dinamike, por nga ana tjetër, mbijeton dhe lulëzon duke korrigjuar sistematikisht gabimet përmes kritikës së hapur. Kultura jonë e konsensusit është një simptomë e një mentaliteti statik ndërsa frika e çrregullimit vjen me një kritikë të ndershme.
Imagjinoni një takim me kryetarin tipik të komitetit norvegjez! Shembull, prezantohet një ide ose një aplikacion i ri për të promovua "vullnetarizmin dixhital" por vetëm duke numëruar pëlqimet e këtij propozimi për të organizuar një ngjarje vullnetare.
Vetë ideja është burokratike, vetë-referuese e cila nuk zgjidh asgjë. Imagjinoni kur udhëheqësi ngrihet lart dhe thotë: "Kjo është një ide e keqe e cila krijon më shumë administratë"!
Aty mbrenda, imagjinoni një dhomë të mbushur me njerëz të ciët përulin kokën në mënyrë të kujdesshme dhe vlerësuese, por ndiqen nga një sugjerim, për ta "çuar më tej" qështjen dhe për të “shikuar mundësitë".
Ne mendojmë se po ndërtojmë siguri, por në realitet po ndërtojmë një sistem të brishtë, sepse mungon aftësia për vetëkritikë!
David Deutsch shkruan: “Problemet janë të pashmangshme, problemet mund të zgjidhen.”
Ne fillojmë me problemet, propozojmë zgjidhje (hamendësime) dhe pastaj i kritikojmë plotësisht këto zgjidhje, pra “çimentojmë mediokritetin”!
Çështja nuk është të gjejmë atë që është e drejtë, por të bëjmë sa më pak gabime, dhe nëse jemi me fat, problemi n’a bëhet edhe më i vogël.
Ne duhet ta fitojmë kritikën në mënyrë aktive, por me ngrohtësi. Jo si armik të sigurisë, por si garantuesin e saj kryesor me një traditë kritike.
Janë pesë eksperimente për ta bërë Norvegjinë më dinamike, thotë autori i tekstit!
-Politika; Institucionalizon "avokatin e djallit". Për çdo propozim të mprehtë politik, personit ose grupit, duhet t'i jepet përgjegjësia formale për të paraqitur kundërargumentin më të fortë dhe më të pa mëshirshëm. Qëllimi nuk është të ndalohet propozimi, por të testohet!
-Në jetën e përditshme: Në vend që të pyesni "A janë të gjithë dakord në në një takim ose bisedë”, ju thoni: "Cila është pika më e dobët e këtij argumenti”?
Pra, këtu zhvendoset fokusi nga harmonia shoqërore në cilësinë intelektuale.
-Në shkollë: Prezantohen pikëpamje kritike, në vend që nxënësit të shpërblehen, jo vetëm për riprodhimin e saktë të programit mësimor, por edhe për gjetjen e gabimeve, dobësive ose pyetjeve pa përgjigje në materialin e përcaktuar. Mësoni ata të kuptojnë se kritika është aftësia më e rëndësishme akademike.
-Me Fondin e Naftës: 0.01 përqind është caktuar për "dështim të nderuar"!
Lini mënjanë një pjesë të vogël të fondit për të investuar në projekte me risk të lartë, ku 90 përqind pritet të dështojnë. Qëllimi nuk është kthimi, por njohuria e fituar nga gabimet e guximshme, dhe një homazh për të mësuar përmes provës dhe gabimit.
-Hulumtim mbi një recetë të zbrazët: Jepni fonde kërkimore për projekte, aty ku studiuesi thotë sinqerisht: "Nuk kam ide se çfarë do të gjejmë, por ja që po mundohemi të ndryshojmë lojën."
Me fjalë të tjera, projekte të bazuara në probleme me shpjegime të mira. Nëse njihemi me atë, se mund të bëjmë gabime, kjo nuk ka të bëjë me bërjen e gabimeve, por me infiltrimin e gabimeve, dhe të mësuarit me ato.
"Ne po ndërtojmë një sistem i cili është i brishtë, për faktin se sistemit i mungon aftësia për t’u vetëkritikuar"!
Përqafimi i kritikës nuk ka të bëjë me refuzimin e ndjenjës norvegjeze të komunitetit, por ka të bëjë me forcimin e kritikës.
Siguria e vërtetë nuk qëndron në mungesën e konfliktit dhe kritikës, por në aftësinë tonë kolektive për ta toleruar kritikën, për t’a përdorur dhe për t'a përmirësuar.
Çdo gjë tjetër është thjeshtë një ngecje e qetë por e rrezikshme!