“Evropa duhet të gjejë rrugën e bashkëpunimit, brenda dhe jashtë BE-së, në mënyrë që zëri evropian të ndëgjohet. Ne në Evropë duhet të kuptojmë se cili duhet të jetë zëri ynë i përbashkët në këtë rendin e ri botëror që po hartohet, përndryshe, do të n’a duhet të pranojmë të dominohemi nga të tjerët”!
-Sot, Evropa kërcënohet nga Rusia, Kina dhe aleati ynë i vjetër, Shtetet e Bashkuara!
Ndërsa Franca po bëhej gati për pushimet verore, autoritetet shëndetësore lëshuan një lajmërim! Më 18 korrik, u publikua dhe u ribotua në medimet franceze, ndërsa më vonë, kuptohet në vjeshtë, kjo çarkore urdhëron spitalet të jenë gati për të pritur një numër të madh viktimash nga një konflikt ushtarak në Evropë!
Spitalet duhet të jenë gati deri më 1 mars 2026, ndërsa përveç spitaleve, ata duhet të jenë në gjendje të presin viktima në porte, aeroporte dhe qendra të tjera transporti, dhe të jenë në gjendje të përballojnë disa qindra viktima në ditë, gjatë një periudhe prej 10 deri në 180 ditësh.
Pak më vonë, po ashtu në të njëjtën kohë, shefi i mbrojtjes franceze tha se Franca duhet të pajtohet me idenë e "humbjes së fëmijëve të saj". Ai tha gjithashtu se francezët kanë nevojë për forcën, përballë kërcënimit nga Rusia.
Këto deklarata nga ministria e mbrojtjes, shkaktoi një debat të madh në Francë. Ministri i shëndetësisë, nga ana e tij, tha se ishte normale që shtetet të planifikonin për lloje të ndryshme krizash, prandaj këto gjëra nuk mund të shihen të izoluara.
Po të njëjtat sinjale vijnë edhe nga fuqitë e tjera evropiane, përderisa buxhetet e mbrojtjes po rriten në të gjithë kontinentin. Edhe Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka folur për Evropën, se ndoshta duhet të përgatitet për "paqen e verës së fundit”.
Kreu i inteligjencës së jashtme britanike thotë gjithashtu se Britania ka nevojë për më shumë njerëz që janë të gatshëm të luftojnë për vendin e tyre.
Mund të tingëllojë e frikëshme, por të paktën është diçka e pazakontë për vendet e tre brezave më parë, të cilët pothuajse e zhdukën njëri-tjetrin në Luftën e Dytë Botërore!Paralajmërimet në fjalë përballen edhe me kritika politike, si nga e djathta ekstreme ashtu edhe nga e majta ekstreme.
Baza e këtyre lëvizjeve kuptohet se është kërcënimi nga ana e Rusisë!
Në një intervistë për NRK, ish-Presidenti francez François Hollande tha, se Rusia dëshiron kontrollin që kishte në kohën e Bashkimi Sovjetik.
Nëse kjo është e vërtetë, vendet Baltike në veçanti janë të rrezikuara në vitet e ardhshme. Atëherë vullneti ynë kolektiv për të mbrojtur veten do të vihet gjithashtu në provë…)!
Ekspertët nuk pajtohen rreth qëllimeve të vërteta të Vladimir Putinit, por pas pushtimit në shkallë të lartë të Ukrainës pothuajse katër vjet më parë, duhet të merret parasysh se çdo gjë është e mundur. Kjo nuk do të thotë se lufta duhet të ndodhë, por ne duhet të përgatitemi.
Kjo është arsyeja pse negociatat e paqes që janë duke u zhvilluar tani, janë kaq të rëndësishme për Evropën. Rezultati i këtyre do të ndikojë edhe në sigurinë e të gjithë kontinentit.
Sfida tjetër për Evropën vjen nga industria gjigante e eksportit të Kinës!
Deficiti i eksportit drejt Kinës për BE-në është shumë më i lartë se 300 miliardë euro në vit, (mbi 3.6 trilionë korona norvegjeze).
"Në një qeveri e cila udhëhiqet, më pak nga ligji dhe rregulloret, madhësia ka gjithnjë e më shumë rëndësi"
Kjo ndikon në aftësinë tonë (Evropës) për të ruajtur sistemet e mirëqenies me të cilat jemi mësuar. Kjo e bën më të vështirë ndërtimin e një industrie mbrojtëse dhe ndihmën për Ukrainën në të njëjtën kohë. Diçka duhet bërë që Evropa të jetë në gjendje të përfshihet në modelin e saj të jetës. Është e vështirë të shihet se si mund të bëhet kjo, pa ndërtuar muret tona doganore! Një diskutim do të jetë edhe më urgjent në 2026-ën
-Në anën tjetër, është e vështirë të interpretohet strategjia e re e sigurisë kombëtare të SHBA-s me ndonjë mënyrë tjetër përveç kësaj; “ se
SHBA-të e shohin Evropën më shumë si një aktor problematik sesa si një aleat"!…)
Ndoshta, Evropa rrezikon të lihet mbrapa, si nga Kina ashtu edhe nga SHBA-ja edhe në betejën për të ardhmen e teknologjisë së inteligjencës artificiale. Mjafton të shikoni më thellë në listën e kompanive më të fuqishme të teknologjisë në botë përpara se të gjeni ASML holandeze apo SAP gjermane.
Negociatat e Ukrainës janë treguese të mënyrës, se si SHBA-të e shohin Evropën dhe qëndrimet evropiane, të cilat quhen "jorealiste".
“Lufta më e madhe në tokën evropiane mund të hyjë në vitin e katërt, kjo paraqet një pamje të errët, por nuk do të thotë se të gjitha shpresat janë humbur. Përkundrazi dhe në përgjithësi, vendet evropiane përfaqësojnë një ekonomi të madhe dhe të fortë, një demokraci jetësore dhe një industri që rrugëton përpara.
Evropa duhet të gjejë mënyrën e bashkëpunimit, brenda dhe jashtë BE-së, në mënyrë që zëri evropian të ndëgjohet. Ne në Evropë duhet të kuptojmë se cili duhet të jetë zëri ynë, në rendin e ri botëror që po hartohet, përndryshe do të n’a duhet të pranojmë të dominohemi nga të tjerët.