Usain Bolt zgjodhi tre futbollistë me të cilët do ta bënte një garë stafetë

Atletika

Usain Bolt zgjodhi tre futbollistë me të cilët do ta bënte një garë stafetë

Më: 3 janar 2021 Në ora: 10:24
Usain Bolt

Usain Bolt ka zbuluar se cilët futbollistë do të ishin gjithashtu vrapues të shkëlqyeshëm dhe ai ka zgjedhur tre që të bëjnë në një garë në 4×100 metra bashkë me të.

Njeriu më i shpejtë në botë u pyet nga FIFA.com se cilët lojtarë do të merrte me vete në një garë stafete 4×100 metra dhe zgjodhi tre futbollistë që kanë shpejtësi të jashtëzakonshme.

Bolt zgjodhi Cristiano Ronaldon, Kylian Mbappe dhe Gareth Bale si shokët e tij të vrapimit.

Sezonin e kaluar sulmuesi i Juventus, Ronaldo vrapoi 92 metra brenda 10 sekondave gjatë një ndeshje në Serie A kundër Napolit.

Mbappe shihet si një nga lojtarët më të shpejtë dhe më të mirë në botë tashmë dhe sigurisht që do të tregonte një kthesë të ritmit në pistë.

Bale mund të mos jetë lojtari që ka qenë dikur, por Uellsiani është ende një nga lojtarët më të shpejtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat