Kampionia olimpike e maratonës Jepchirchir dënohet me tri vjet pezullim

Atletika

Kampionia olimpike e maratonës Jepchirchir dënohet me tri vjet pezullim

Nga: B.S. Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 11:43
Atletja keniane 33-vjeçare Jepchirchir

Atletja keniane 33-vjeçare do të qëndrojë për një kohë të gjatë jashtë garave, por do t’i mbajë titujt e saj botërorë dhe olimpikë.

Peres Jepchirchir është dënuar me tri vjet pezullim nga garat për shkak të përdorimit të substancës së ndaluar EPO (eritropoietinë). Këtë e bëri të ditur Komisioni i Pavarur i Integritetit (AIU) i Federatës Botërore të Atletikës, World Athletics.

Keniania 33-vjeçare fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të vitit 2021 në Tokio. Vitin e kaluar ajo u shpall kampione e botës. Përveç kësaj, ajo fitoi edhe gara të rëndësishme, ndër të tjera Maratonën e Bostonit në vitin 2022 dhe Maratonën e Londrës në vitin 2024.

Fillimisht i mohoi akuzat

Një mostër e marrë jashtë garave zyrtare në Kenia, para fitores së Jepchirchir në Maratonën e Sidneit në gusht të këtij viti, rezultoi pozitive për EPO.

Pasi më 20 tetor u pezullua përkohësisht nga AIU, Jepchirchir fillimisht mohoi se kishte përdorur substanca dopingu.

Më vonë, ajo pranoi anulimin e të gjitha rezultateve të saj sportive që nga 17 korriku, përfshirë edhe fitoren në Sidnei.

Megjithatë, medaljen e artë olimpike dhe titullin e kampiones së botës do të ketë të drejtë t'i mbajë.

ërveç Jepchirchir, AIU dënoi edhe dy atletë të tjerë nga Kenia: Veronica Loleo me tri vjet pezullim dhe Ronald Korir me gjashtë vjet pezullim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat