Atletit etiopian Yomif Kejelcha i është dashur të tërhiqet nga pjesëmarrja në Maratonën e Valencias për shkak të një lëndimi, duke i dhënë fund planeve për të tentuar thyerjen e rekordit botëror.
Organizatorët e garës, e cila do të zhvillohet më 6 dhjetor, kanë njoftuar se Kejelcha nuk do të jetë në start për shkak të një lëndimi, natyra e të cilit nuk është bërë e ditur.
29-vjeçari konsiderohet si njëri prej maratonistëve më të shpejtë në histori. Në debutimin e tij në maratonë, në
Londër gjatë pranverës, ai regjistroi kohën prej 1:59:41 orë, duke përfunduar në vendin e dytë.
Mungesa e tij në Valencia është një goditje për garën, pasi pritej që atleti etiopian të sulmonte rekordin botëror në distancën klasike prej 42,195 kilometrash.
Kështu, tentativa e shumëpritur për rekord në Valencia nuk do të realizohet me pjesëmarrjen e Kejelchës.