Legjenda Bolt: Rekordi im nuk rrezikohet

Atletika

Legjenda Bolt: Rekordi im nuk rrezikohet

Më: 13 shtator 2026 Në ora: 14:24
Usain Bolt

Usain Bolt, ambasador i garës së re të organizuar nga “Ëorld Athletics”, “Ultimate Championship”, e cila ka nisur dje në Budapest dhe do të vijojë deri të dielën, deklaroi se, me pistat e sotme dhe gjeneratën e re të këpucëve sportive, do ta kishte përmirësuar kohën e tij në 100 metra në rreth 9.40 sekonda. “Do të kisha vrapuar diçka më shpejt se 9.40 në 100 metra.

Ndërsa në 200 metra, ndoshta nën 19 sekonda, një rezultat që do të doja shumë ta kisha arritur”, u shpreh ai. Xhamajkani, rekordmen botëror në të dyja distancat, sapo ka mbushur 40 vjeç dhe, në një intervistë për “La Gazzetta”, foli për zhvillimet më të fundit në atletikën ndërkombëtare.

Bolt veçoi disa nga disiplinat që vazhdon t’i ndjekë me interes: “Përveç distancave të mia, vazhdoj të ndjek me pasion 800 metrat, të cilat tani janë pothuajse një garë shpejtësie, si dhe 110 metrat me pengesa. Mendoj gjithashtu se hedhja e shtizës duhet të vlerësohet më shumë, pasi protagonistët e saj janë sportistë të jashtëzakonshëm”.

I pyetur se me cilët atletë të një epoke tjetër do të kishte dashur të përballej, Bolt përmendi Maurice Greene, “sepse ishte një shoëman”, dhe Michael Johnson, “sepse dominonte”. Sa u përket atletëve të kohëve të sotme, ai tha se ka shumë emra të denjë për t’u përmendur:

“Ka shumë prej tyre dhe, për të mos ofenduar askënd, do të përmend disa nga bashkëkombësit e mi sprinterë: Oblique Seville, kampion bote në 100 metra, si dhe binjaket Tia dhe Tina Clayton”.

Bolt do t’i jepte një këshillë të rëndësishme vetes së tij të re: të punonte më shumë. “Gabova kur mendova se talenti ishte i mjaftueshëm. Po ta kisha kuptuar këtë më herët, Lojërat e mia të para Olimpike, në Athinë 2004, do të kishin qenë ndryshe”, rrëfeu ai.

Sa i përket faktit që sot konsiderohet një legjendë e sportit, Bolt e vlerëson këtë si një status të jashtëzakonshëm: “Do të thotë të jesh në të njëjtin nivel me kampionë si Muhammad Ali dhe Pele. Është një ndjesi e jashtëzakonshme”.

Për rekordet e tij botërore, ish-sprinteri xhamajkan beson se ato nuk janë ende në rrezik të afërt.

“Jo së shpejti. Nuk shoh askënd që të jetë në gjendje t’i thyejë. Por unë kam dy fëmijë…”, tha Bolt, duke lënë të kuptohet me humor se ndoshta një ditë mund të jetë njëri prej tyre ai që do ta sfidojë trashëgiminë e të atit. Ndërsa për garat mes robotëve, të cilat po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje, Bolt e sheh këtë më shumë si spektakël:

“Janë argëtuese, por nuk më entuziazmuan shumë”. Atleti nga Xhamajkave është një prej emrave më të mëdhenj të sportit botërorë, rekordmen në 100 metra me kohën 9.58 dhe rekordmen në 200 metra me kohën 19.19, ndërsa regjistron 8 medalje të arta olimpike dhe 11 të arta botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat