Erisë Avdullahu e pafat, kishte dhimbje në këmbë

Atletika

Erisë Avdullahu e pafat, kishte dhimbje në këmbë

Më: 8 nëntor 2026 Në ora: 20:14
Erisë Avdullahu garoi sot

Erisë Avdullahu garoi sot në garat e atletikës në Lojërat Olimpike për të Rinj Dakar 2026.

Garuesja jonë, si pasojë e një lëndimi të mëhershëm kishte dhimbje në këmbë, për çka nuk arriti të përfundoj garimin në 800 metërsh.

"Sidoqoftë, pjesëmarrja e saj në LO për të Rinj është përvojë e mirë për të ardhmen.

Me Erisen mbyllen garat e sportistëve tanë në Dakar 2026", ka njoftuar KOK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat