Atletët nga Kenia kanë vazhduar dominimin në Maratonën e Prishtinës.
Tashmë është mësuar fituesi i disiplinës kryesore, vrapimit në maratonë në distancën prej 42 kilometrash. Fitues është atleti kenias John Njuguna Kuria.
Ndërkohë, shumë atletë ende janë duke vrapuar në shteg.
Në edicionin e 26-të të Maratonës së Prishtinës morën pjesë mbi 1,500 garues, shumica prej tyre amatorë.
Ndërsa në mesin e tyre kishte vrapues profesionistë.