Prizreni me rezultate të mira në Kampionatin e Kosovës në kros 

Atletika

Prizreni me rezultate të mira në Kampionatin e Kosovës në kros 

Më: 17 tetor 2026 Në ora: 23:02
Klubi i atletikës Prizreni

Klubi i atletikës Prizreni ka arritur rezultate të lakmueshme në Kampionatin e Kosovës në kros.

Trajneri i Prizrenit, Bajram Duja, është i ngazëllyer me rezultatet e garuesve të tij. 

“Sot, në parkun Gërmia në Prishtinë, Federata Atletike e Kosovës organizoi Kampionatin e Kosovës në kros.

Në këtë garë, klubin e atletikës Prizreni e përfaqësuan 4 garues dhe u fituan 3 medalje, 2 të arta dhe 1 bronzi.
Merve Spahi - U20 u shpall kampione në 4000 metra, Aron Paçarizi - U12 u shpall kampion në 500 m. Dhe Andi Çoçaj - U12 e zuri vendin e tretë.

Elvan Alia - U10 gara e parë dhe e zuri vendin e katërt”, ka njoftuar KA Prizreni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat