Kenianja Agnes Ngetich e përmirësoi sot me një sekondë rekordin botëror në gjysmëmaratonë, në Kampionatin Botëror të Garave në Rrugë, që po zhvillohet në Kopenhagë.
Ngetich fitoi me kohën 1 orë, 5 minuta e 15 sekonda, duke përfunduar 50 sekonda para bashkatdhetares së saj, Veronica Loleo, e cila zuri vendin e dytë.
Rekordin e mëparshëm e mbante po një keniane, Peres Jepchirchir, me rezultatin e vendosur në vitin 2020.
Megjithatë, rekordi absolut botëror i gjysmëmaratonës për femra, pa kufizimin që gara të jetë vetëm për femra, mbahet nga etiopiania Letesenbet Gidey. Ajo në vitin 2021 e përfundoi gjysmëmaratonën me kohën 1:02:52.
Fitorja e sotme është një tjetër sukses i madh për Ngetich, e cila është 25 vjeçe.
Pra, rekordi i ri në Kopenhagë është rekordi i dytë botëror i Ngetich në garat rrugore gjatë këtij viti.