Pezullohet Jepchirchir

Atletika

Pezullohet Jepchirchir

Më: 23 tetor 2026 Në ora: 15:33
Peres Jepchirchir

Atletika keniane ka marrë një tjetër goditje.

Atletja e distancave, Peres Jepchirchir, kampione olimpike në maratonë në “Tokio 2020” dhe kampione bote, është pezulluar nga Njësia e Integritetit të Atletikës (AUI) pasi rezultoi pozitive në një kontroll surprizë dopingu para fitores së saj të fundit në Maratonën e Sidneit.

Atletja nga Kenia, fituese e katër garave “major” (New York, Boston, Londër dhe Sidnei), rezultoi pozitive ndaj EPO-s, duke shkaktuar pezullimin e saj të menjëhershëm.

Jepchirchir mund të apelojë këtë vendim duke kërkuar që të analizohen edhe epruveta B.

Gara e fundit për kenianen 33-vjeçare ishte në Sidnei, ku ajo fitoi me një kohë prej 2:18:31, pothuajse katër minuta përpara vendit të dytë, bashkatdhetares së saj Irene Chepet Cheptei (2:22:11).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat