Ndërron jetë pasi goditet në stërvitje nga gjylja e hekurt

Atletika

Ndërron jetë pasi goditet në stërvitje nga gjylja e hekurt

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 15:32
Ndërron jetë pasi goditet në stërvitje nga gjylja e hekurt

Atletja e hedhjes së çekiçit ndërron jetë pasi goditet në stërvitje nga gjylja e hekurt!

Atletja 19-vjeçare kubaneze Alegna Osorio ka ndërruar jetë pas dëmtimeve të shumta që pësoi në kokë, pas një incidenti që pati gjatë stërvitjes, ku u godit në kokë nga topi i çelikut që përdoret në garë.

Osorio ka qenë një talente në këtë disiplinë sportive, e katërta në Olimpiadën për të rinj në vitin 2018 dhe medalje bronzi në Lojërat Panamerikane U-20 dy vite më parë në disiplinën e hedhjes së çekiçit.

Kjo ngjarje e rëndë ka bërë bujë edhe në Tokio, pasi atletja amerikane Gwen Berry e ka kujtuar kubanezen përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat