Hassan fiton një tjetër medalje të artë

Atletika

Hassan fiton një tjetër medalje të artë

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 22:58
Hassan fiton një tjetër medalje të artë

Atletja që përfaqëson Holandën, Sifan Hasan pas garës së 5 mijë metrave fitoi edhe atë të 10 mijë metrave në Lojërat Olimpike.

28-vjeçarja me prejardhje etiopiane kaloi finishin me kohën 29 minuta, 55 sekonda e 32 të qintat.

Ajo shtoi ritmin në metrat e fundit duke lënë pas të gjitha kundërshtaret.

Sifan Hasan mori edhe medalje bronzi në garën e 1500 metrave në olimpiadën e Tokios.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat