Halil Sylejmani: Evropianët shprehën brengën e mungesës së infrastrukturës së mbretëreshës së sporteve në Kosovë 

Atletika

Halil Sylejmani: Evropianët shprehën brengën e mungesës së infrastrukturës së mbretëreshës së sporteve në Kosovë 

Nga: Kemajl Goca Më: 15 tetor 2021 Në ora: 14:10
Halil Sylejmani në të mjatë me presidentin e ri të Federatës Atletike Evropiane, Dobromir Karimarinov

Presidenti i Federatës së Atletikës së Kosovës. Halil Sylejmani, po merr pjesë në Kongresin e 27-të të Federatës Atletike Evropiane, e cila po zhvillohet në Lozanë të Zvicrës. 

Sylejmani tha se Kongresi përveç që është zgjedhor u diskutua edhe për shumë çështje të atletikës të Kontinentit të Vjetër po ashtu u shpreh edhe shqetësimi që Kosova nuk ka infrastrukturë të mbretëreshës së sporteve.

“Kongresi po mbahet nga data 13 tetor e deri me 17 tetor në Lozanë të Zvicrës. 

Image

Halil Sylejmani në Kongres

Është Kongresi i 27-të evropian, njëheri zgjedhor, plotësim i mandatit të kaluar për 18 muaj deri në kongresin e ardhshëm të 28-të, i cili do të mbahet në Beograd me 31 tetor të vitit 2023.

Në kongres Dobromir Karimarinov u zgjedh president i ri deri në Kongresin e ardhshëm, pas vdekjes së Hansenit, ish president.

Janë zgjedhur edhe një nënkryetar dhe dy anëtarë të bordit, kështu që u kompletua  bordi”, thotë Sylejmani për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Sylejmani u shpreh se kanë diskutuar edhe për organizimin e atletikës në Evropë.

Kemi diskutuar për organizimin dhe zhvillimin e atletikës në Evropë e më gjerë, edhe nëpër federata, të cilat janë anëtare të federatës evropiane, ku janë treguar disa rezultate të cilat janë arritur në garat evropiane e botërore, si dhe shikimi i zhvillimit të federatave.

Kemi disa federata të cilat janë të shteteve të vogla në zhvillim, një ndër to edhe Kosova, që të kanë një përkrahje më të madhe. Buxheti i cili ka qenë për ndihmë të federatave me një shumë të konsiderueshme, pothuajse është dyfishuar për vitin e  ardhshëm.

Është një lajm i mirë. Është shprehur gatishmëria për takime, shkëmbime -  ide profesionale mes federatave dhe federatës evropiane, federata të cilat janë në gjirin e saj. U diskutuan edhe disa gjëra të cilat janë përditshmëri, probleme kanë qenë dhe janë, por me një angazhim të madh dhe një përgjegjësi morale e profesionale t’i tejkalojmë dhe të arrijmë rezultate, të garojmë së bashku kudo që bëjnë organizime të ndryshme”, tha Sylejmani.

Numri një i federatës, ka diskutuar edhe me drejtuesit e federatës gjermane.  

“Është e mundur të organizojmë ndonjë garë në Kosovë gjatë bisedës që pata me presidentin e ri të EAF-it, gjithashtu edhe me përfaqësuesit e federatës gjermane, për të organizuar aktivitet në përkrahje të federatës evropiane, fatkeqësisht infrastruktura e mbretëreshën së sporteve nuk ekziston tek ne, të cilët janë të zhgënjyer dhe ndoshta indirekt do të intervenojë në institucionet tona”, thotë Sylejmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat