Sakrificat e sportistëve! Halil Sylejmani iu drejtua me një letër sportistëve në vitin 1991 

Atletika

Sakrificat e sportistëve! Halil Sylejmani iu drejtua me një letër sportistëve në vitin 1991 

Nga: K. Goca Më: 14 korrik 2022 Në ora: 14:42
Halil Sylejmani iu drejtua me një letër sportistëve në vitin 1991 

Sportistët sprovuan veten në periudha të ndryshme, sidomos në vitet e 90-ta, jeta e sportistit ka qenë të jesh apo të mos jesh për faktin se çdo ditë u ballafaquan me terrorin e pushtuesit serb.

Vitet që nuk harrohen kurrë padyshim janë vitet e gjeneratës së sakrificës (1991-1999), rezistenca ndaj pushtuesit serb.
Një fotografi që flet shumë, është e datës 27 tetor të vitit 1991, në Dumnicë të Podujevës.

“Kampionati i parë i Republikës së Kosovës në kros, 27.10.1991, Dumnicë, Podujevë", shkruan në librin e autorëve  Ejup Maxhera dhe Sejdi Mërkoja.

Sylejmani, kryetar i Federatës së Atletikës së Kosovës, që sakrifikoi shumë, nuk e kishte të lehtë t’u drejtohej me një letër atletëve dhe atleteve me 27 tetor të vitit 1991,  duke pasur parasysh represionin serb.

Të gjithë pjesëmarrësit u zotuan njëzëri, se do luftojnë deri në pikën e fundit, që t’i zhvillojnë garat e Republikës së Kosovës dhe kurrë nuk do të garojnë më me klubet ish jugosllave dhe serbe.

Sylejmani në ballë me një armatë atletësh e atletesh në Dumnicë, nisën rrugëtim e sportit të pavarur.  Një rrugë shumë e vështirë, me shumë të papritura, kur kihet parasysh se të rinjtë shqiptarë ndiqeshin nga regjimi serb, për t‘i dërguar me dhunë në ushtri.

Sakrifica e sportistëve, ishte sikur të jesh në vijë të frontit në përballje me regjimin serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat