Qeveria i do sportistët vetëm kur fitojnë, reagon Rama

Atletika

Qeveria i do sportistët vetëm kur fitojnë, reagon Rama

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 00:17
Rama gjatë pritjes së Luiza Gegës

Ashtu si pas çdo suksesi të ndonjë sportisti shqiptar në arenën Europiane apo Botërore, ku qeveria shqiptare i pret me ceremoni, e njëjta gjë ndodhi  së fundmi edhe me Luiza Gegën e cila u shpall kampione e Europës në garën 3,000 metra me pengesa në Mynih, madje kryeministri i puthi edhe duart.

Mirëpo siç dihet, shteti trandicionalisht ka bërë pak gjë ose asgjë për t’i plotësuar kushtet që këta sportistë të stërviten, madje edhe kur ata me forcat e tyre arrijnë suksese të tilla shpërblimi ka qenë qesharak.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka “nuhatur” këto komente dhe  ka bërë një reagim në “Twitter” ku i është përgjigjur kritikëve me një pyetje: “Si i bëhet kur vetë kampionia shprehet se situata ka ndryshuar?, shkruan ndër të tjera Rama.

Edi Rama në Twitter:

Si i bëhet kur s’duan t’ia dinë për faktet mbi çka është bërë,jo sot po prej kohësh tanimë për të mbështetur sportistët e kalibrit europian?Si i bëhet kur s’duan t’ia dinë as kur kampionia vetë thotë që gjithçka ka ndryshuar në mbështetje të saj? I bëhet si Luiza:Vrapo më shpejt!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat