Mazreku krenar me Malishevën: Atletika në Beograd theu një barrierë që ishte vendosur tani e 30 vite...

Atletika

Mazreku krenar me Malishevën: Atletika në Beograd theu një barrierë që ishte vendosur tani e 30 vite...

Kedmajl Goca Nga Kedmajl Goca Më 19 tetor 2022 Në ora: 14:34
Adrian Mazreku, majtas

Atletët dhe atletet e disa klubeve patën një edicion të mirë në vitin 2022.

Klubi i atletikës Malisheva ka treguar rezultate të mira qoftë në garat vendore qoftë ato ndërkombëtare. 

Puna që u bë në klub me kryetrajnerin Adrian Mazreku dha frytet e veta.

Image

Mazreku tha se është vit i suksesshëm për klubin, po ashtu përmendi edhe pjesëmarrjen e Kosovës në Kampionatin Ballkanik U20 në Beograd, duke e cilësuar si thyerjen e barrierës tani e 30 vite.

Synimet e tija janë që të arrihen rezultate edhe më të mira në vitet e ardhshme dhe për çka edhe po punohet pareshtur në këtë drejtim nga klubi.    

“Viti 2022 për klubin e atletikës Malisheva ishte viti më i suksesshëm në historikun tonë si klub sepse arritëm të fitojmë medalje të artë Ballkanike me atletin Enis Bytyçi për grupmoshën U 18 në disiplinën 400 metra. 

Image

Enisi u kualifikua në Kampionatin Evropian për grupmoshën U 18. Lorent Mazreku u kualifikua për Festivalin Evropian për të rinj.

Olti Bytyqi u kualifikua në tri Kampionate Ballkanike.

Këta tre atlet premtojnë shumë për të ardhmen”, thotë Mazreku për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Kryetrajneri i Malishevës pret shumë edhe në vitin 2023, sidomos të arrijnë edhe normat evropiane. 

Image

“Në vitin 2023 na pret shumë punë por ne presim me këta tre atlet të arrijmë normat Ballkanike dhe synojmë normat Evropiane. 

Nga atleti paralimpik Grevist Bytyqi presim kualifikim në Kampionatin Botëror që do mbahet në Paris në muajin gusht të vitit 2023”, tha ai.

Cila është befasia e klubit Malisheva?

“Befasi e vitit 2022 për neve por besoi edhe për sportet tjera ishte pjesëmarrja në Kampionatin Ballkanik për grupmoshën U20 që u mbajt në Beograd ku atletika theu një barrierë që ishte vendosur tani e 30 vite. Unë së bashku me dy atletët e mi Enis dhe Olti Bytyçi dhe atlet e trajnerë te tjerë ishim pjesëmarrës në këtë garë ku ishte një sfidë në vete”, përfundon Mazreku..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat