Sportistit të njohur i zhduken miliona dollarë nga llogaria bankare

Atletika

Sportistit të njohur i zhduken miliona dollarë nga llogaria bankare

Më: 13 janar 2023 Në ora: 12:33
Usain Bolt

Legjenda xhamajkane e atletikës, ish-sprinteri Usain Bolt, ka marrë një lajm aspak të mirë së fundi. Nga llogaria e tij bankare në shoqërinë e investimeve në “SSL” janë zhdukuar disa milionë dollarë.

Ende nuk janë bërë publike detajet e sasisë së parave që mungojnë apo koha e zhdukjes së tyre në llogarinë e 8 herë fituesit të medaljes së artë në Lojërat Olimpike.

Ai që ka vënë re vjedhjen e parave është vetë Bolt, që ka vërejtur një diferencë të madhe mes gjendjes që ishte në llogarinë e tij në bankë dhe sasisë që ai dinte s ekishte depozituar aty.

“Po bëjmë të gjitha hetimet e duhura për të zgjidhur këtë çështje”, tha menxheri i Bolt, Nugent Walker për të përditshmen xhamajkane “The Gleaner”. Rekordmeni i botës ka denoncuar ngjarjen pranë divizionit të hetimeve financiare në policinë xhamajkane.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat