Asambleja e Jashtëzakonshme e Atletikës, nesër zgjidhet presidenti i ri

Atletika

Asambleja e Jashtëzakonshme e Atletikës, nesër zgjidhet presidenti i ri

Më: 18 maj 2023 Në ora: 22:16
Pamje nga një garë

Asambleja e Jashtëzakonshme e Atletikës, nesër zgjidhet presidenti i ri!

Federata Shqiptare e atletikës do të zhvillojë paraditen e nesërme Asamblenë e Jashtëzakonshme Zgjedhore pas pezullimit 5 vjet të ish-presidentit, Gjergj Ruli, dhe 4 vjet të sekretarit të përgjithshëm, Nikolin Dionisi, nga Njësia e Integritetit të Altetikës, pjesë e Federatës Botërore.

Fillimisht dolën katër kandidatura për postin e presidentit të FSHA-së: Taulant Stërmasi, trajner i Luiza Gegës; Artan Shyti, ish-president i FSHA-së dhe ish-zv.ministër i sproteve, ish-atlet rekordmen; Ferdinand Canaj, ish-zv.president i FSHA-së dhe pedagog gjithashtu në Universitetin e Sporteve; biznesmeni Mirton Lika, i cili është tërhequr nga gara 24 orë më pare, duke e lënë atë në dorën e 3 pjesëtarëve dhe anëtarëve të familjes së atletikës.

Kjo garë për presidentin e Federatës Shqiptare të Atletikës do të bëhet për një mandat në vazhdim të aktualit të ish-presidentit Gjergj Ruli, deri më 27 gusht të vitit 2024, për të zgjidhur ngërçin e krijuar me aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat kishin mbetur pezull për shkak të hetimit ndaj ish-drejtuesve të FSHA-së. Më pas do të zhvillohet Asambleja Zgjedhore për një mandate 4-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat