Humbi njërin krah si fëmijë, nuk ndihmohet sportisti i Kosovës gjatë këtij viti

Atletika

Humbi njërin krah si fëmijë, nuk ndihmohet sportisti i Kosovës gjatë këtij viti

Nga: K. Goca Më: 29 qershor 2025 Në ora: 21:05
Paraatleti Grevist Bytyçi

Paraatleti Grevist Bytyçi mbetet vetëm 33 të qindtat larg normës Olimpike dhe Botërore në disiplinën 400 metra.

Këtë rezultat e ka arritur me forcat  e tij pa asnjë ndihmë financiare!

Bytyqi, që e ka humbur njërin krah si fëmijë, arrin rezultat shembullor, këtë e ka arritur në Shkup të Maqedonisë së Veriut!

Ky djalosh nga Malisheva nuk është ndihmuar nga asnjë institucion!

Këtë e thonë nga vet klubi i Malishevës: "Paraatleti nuk është ndihmuar nga asnjë institucion për vitin 2025".

Ky djalosh dhe të tjerët sikur Grevisti, meritojnë përkujdesje të veçantë e ndihmë financiare më shumë se çdo kush tjetër!

Grevisti është krenari e sportit tonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat