Halil Sylejmani: Mbi 40 shtete konfirmojnë pjesëmarrjen në Maratonën ndërkombëtare “Prishtina 2025”

Atletika

Halil Sylejmani: Mbi 40 shtete konfirmojnë pjesëmarrjen në Maratonën ndërkombëtare “Prishtina 2025”

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 27 shtator 2025 Në ora: 19:18
Halil Sylejmani

Gjithçka është gati për Maratonë ndërkombëtare “Prishtina 2025” në atletikë, e cila do të mbahet nesër.

“Organizimi po shkon gjithnjë sipas programit”,-  thotë Halil Sylejmani, president i Federatës së Atletikës së Kosovës.

Sylejmani tha se vlera e shpërblimeve është mbi 27 mijë euro.

Vendi i parë të femrat dhe të meshkujt, secili shpërblehet me nga 3 mijë euro.

Atletë nga shtete të ndryshme do të garojnë në 2, 5, 10, 21 dhe 42 kilometra.

“Presim shumë nga Maratona, e cila është e 25-ta më radhë. 

Mbi 40 shtete e kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Mbi 1200 garues janë regjistruar”, - tregon Sylejmani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sylejmani tha se e mira është se procesi po shkon sipas planit dhe pret garë edhe më cilësore se në vitet paraprake.

“Bashkëpunim ynë me organet tjera është jashtëzakonisht i mirë, e cila Maratonë vërtetë meriton të ketë epitetin gara ndërkombëtare më e madhja në Kosovë nga aspekti organizativ.

Pres cilësi më të mirë”, ka përfunduar Sylejmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat