Klubi i atletikës Malisheva po shënon rezultate të lakmueshme në edicionin e sivjetshëm.
Kryetrajneri i KA Malishevës, Adrian Mazreku, është i lumtur me suksesin e sotëm në Kampionatin e Kosovës në kros.
Klubi i tij doli kampion për edicionin 2025.

“Klubi i atletikës Malisheva kampion i Kosovës në kros për vitin 2025 në kategorinë e meshkujve!
Federata Atletike e Kosovës me 19 tetor në parkun e Gërmisë - Prishtinë organizoi Kampionatin e Kosovës në kros ku atletët tanë triumfuan në shumë disiplina”, shkruan në faqen e KA Malishevës.
Kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, ia dorëzoi trofeun KA Malishevës.