Sportisti i njohur humb jetën tragjikisht 

Atletika

Sportisti i njohur humb jetën tragjikisht 

Nga: K.G. Më: 4 janar 2026 Në ora: 15:45
Robert Wolski

Bota e atletikës po mban zi për vdekjen e olimpistit polak Robert Wolski, ndryshe atlet në disiplinën e kërcimeve së larti. Ai vdiq në moshën 43 - vjeçare si pasojë e një aksidenti të rëndë me makinë. 

“Wolski ndërroi jetë nga plagët e marra të premten, më 2 janar, në një spital në Lodz, nëntë ditë pas aksidentit që ndodhi në fund të dhjetorit.

Aksidenti tragjik ndodhi më 26 dhjetor në një rrugë rajonale në Bochen.

Pavarësisht transportimit emergjent me helikopter dhe përpjekjeve të mjekëve, Wolski për fat të keq nuk mbijetoi”, shkruan media  kroate “Index”.

Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga Federata Polake e Atletikës: "Federata Polake e Atletikës ka marrë me trishtim dhe dhimbje të madhe lajmin për vdekjen e Robert Wolski, një olimpist në Athinë dhe anëtar i ekipit kombëtar polak të kërcimit së larti. U prehtë në paqe".

Ai garoi në Lojërat Olimpike të Athinës

Karriera sportive e Robert Wolskit ishte e mbushur me përkushtim dhe sukses. I lindur më 8 dhjetor 1982, ai hapat e tij të parë në atletikë i mori në klubin lokal MKLA Leczyca. Karriera e tij arriti kulmin në vitin 2004, kur u bë kampion i Polonisë dhe siguroi një vend në Lojërat Olimpike të Athinës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat