Një nga befasitë më të këndshme të garave erdhi në disiplinën 3000 metra

Atletika

Një nga befasitë më të këndshme të garave erdhi në disiplinën 3000 metra

Nga: K.G. Më: 20 qershor 2026 Në ora: 22:48
Andreea Stavila-Grosu

Një nga befasitë më të këndshme të garave erdhi në disiplinën 3000 metra me pengesa për femra, ku Andreea Stavila-Grosu i solli një fitore të rrallë Moldavisë në Kampionatin Ballkanik të atletikës në Volos të Greqisë.

Atletja moldave dominoi garën nga fillimi deri në fund dhe triumfoi me kohën 9:40.41 minuta, duke vendosur një rekord të ri personal dhe duke lënë pas rivaleve të saj me një paraqitje shumë bindëse.

Në finalen e 100 metrave për meshkuj, triumfi shkoi për bullgarin Hristo Iliev, i cili fitoi titullin me kohën 10.25 sekonda, me erë të lejuar prej 1.3 m/s.

Ndërkaq, në garën e 100 metrave për femra, austriakja Magdalena Lindner u shpall kampione pas një vrapimi të shkëlqyer, duke kaluar vijën e finishit në 11.40 sekonda, me erë të favorshme brenda normave prej 0.6 m/s.

Rezultatet konfirmuan formën e mirë të atletëve nga Evropa Juglindore, ndërsa Stavila-Grosu, Iliev dhe Lindner shfrytëzuan në maksimum rastin për të ngritur lart flamujt e vendeve të tyre në një ditë plot emocione dhe rekorde në pistën e atletikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat