Tyson: Pse nuk brengoseni për mua, por për atë

Boksi

Tyson: Pse nuk brengoseni për mua, por për atë

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 12:42
Meçi Mike Tyson dhe Roy Jones Jr përfundoi me barazim pas votimit të jurisë

Moment interesant ndodhi pas meçit të veteranëve legjendar të boksit, Mike Tyson dhe Roy Jones Jr përfundoi me barazim pas votimit të jurisë.

Pas meçit, mediat sociale shpërthyen nga reagimet e ndryshme të njerëzve të cilët thonin se Mike Tyson e meritoi fitoren.

Duke folur për “BTSport”, gazetari i bëri një pyetje interesante Roy Jones se a kishte frikë se do të ndodhte ndonjë gjë dhe nuk vonoi reagimi i Tyson i cili tha: “Pse e pyetni atë, duhet të më pyesni mua sepse nuk kam luftuar që 16 vite ndërsa ai vetëm që tre vite dhe të gjithë brengosën për të”.

Ndërkohë gazetari tha se: “Nuk mund të rrëzohet një gjigant”, por Tyson u përgjigj: “Nuk jam ndeshur që 15 vjet, nuk jam gjigant, jam një fillestar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat