WBC nuk ka asnjë boksier të mandatuar

Boksi

WBC nuk ka asnjë boksier të mandatuar

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 11:04
WBC nuk ka asnjë boksier të mandatuar

Tyson Fury, kampioni i botës në peshën e rëndë në kategorinë WBC, ka marrë mbështetjen e presidentit të kësaj kategorie, Mauricio Sulaiman, për të zhvilluar vitin tjetër një duel me kampionin tjetër të botës në peshën e rëndë, Anthony Joshua (IBF, WBA e WBO). Një duel që do të unifikonte titujt kampionë bote në këtë Divizion.

“Tyson Fury është kampioni ynë, është ylli i kategorisë tonë. Ndërsa Joshua mban titujt e tjerë kampionë dhe është gjithsahtu një asset i rëndësishëm në sportin tonë.

Do të ishte një kënaqësi të shihnim këtë duel të madh, këtë gjë e duan të gjithë. Pa asnjë dyshim që ne do ta mbështesim këtë sfidë mes dy boksierëve britanikë”, tha Sulaiman.

“WBC nuk ka asnjë boksier të mandatuar për momentin, ndaj nuk do ta bllokojmë këtë duel.

Dimë që Fury ka disa negociata me Wilder për një triologji, por ato nuk do ta pengojnë duelin mes dy britanikëve. Ne shpresojmë që gjërat të zgjidhen sa më shpejt dhe të gjithë do të jenë të lumtur të shohin këtë sfidë të madhe në ring”, tha Sulaiman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat